Rriten çmimet e naftës
Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 27 cent ose me 0.4 për qind dhe u tregtuan me 67.48 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 53 cent ose me 0.9 për qind dhe u tregtuan me 59.35 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ra me 0.3 për qind dhe u tregtua me 1,317.46 dollarë amerikanë për onz.
Monitor, 26.03.2019