Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedonia projekton bashkëpunim energjitik me Azerbajxhanin

Azerbajxhani dhe Maqedonia e Veriut diskutuan mbi perspektivat e bashkëpunimit energjetik, teksa ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov u takua me zëvendësministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Andrej Žernovski, si pjesë e axhendës së tij të punës në Gjenevë.

Ata shkëmbyen pikëpamjet në lidhje me gjendjen aktuale të marrëdhënieve mes Azerbajxhanit dhe Maqedonisë së Veriut dhe theksuan rëndësinë e shkëmbimit të vizitave reciproke në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të lidhjeve të ndërsjella. Të dyja palët theksuan rëndësinë e mbajtjes së forumeve të biznesit për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe për të rritur investimet reciproke.

Montor,  19.03.2019