Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës shënojnë rënie

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e kësaj të marte.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 42 cent dhe u treguan me 62.32 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 4 cent dh eu tregua me 62.74 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 37 cent dhe u treguan me 53.43 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit ishte në nivele të qëndrueshme dhe u tregtua me 1,279.68 dollarë amerikanë për onz.

Indeksi i çmimit të argjendit u rrit me 0.1 për qind dhe u tregtua  me 15.23 dollarë amerikanë për onz.

Monitor,  22.01.2019