Elektriçisti i OSHEE në dëborë për të riparuar defektin
OSHEE ka postuar fotot e një punonjësi në terren i cili është duke riparuar defektin në Lekbibaj të Tropojës. Elektriçisti nuk është ndalur në punën e tij as nga kushtet e motit dhe terreni i rënduar me dëborë.
Postimi i plotë i OSHEE në facebook:
“Lekbibaj, Tropojë
Në Lekbibaj, punonjësi i OSHEE, Selatin_Paplekaj, duke riparuar rrjetin e tensionit të mesëm.
Pavarësisht kushteve të motit dhe dëborës, ishte emergjente për të rregulluar linjën elektrike të 27 familjeve në Lekbibaj të Tropojës.
Respekt per punen e te gjithe punonjesve tane ne terren!”
energjia.al 11.01.2019