Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës mbështeten nga bisedimet SHBA-Kinë

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të konsiderueshme në sesionin e sotëm, për shkak të optimizimit se bisedimet midis SHBA dhe Kinës shumë shpejt do të zgjidhin luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Në anën tjetër, edhe ulja e prodhimit nga vendet anëtare të OPEC dhe Rusia kanë mbështetur çmimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 57.8 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 48.7 dollarë për fuçi.

Edhe tregjet financiare po shfaqen optimiste gjatë sesionit të parë të kësaj jave, për shkak të pritshmërive se, negociatat mbi tregtinë mes delegatëve nga SHBA dhe Kina, që fillojnë të hënën, do të ulin tensionet mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Që nga fillimi i vitit 2018, Uashingtoni dhe Pekini janë përfshirë nga një luftë tregtare, duke rritur tarifat për produktet reciproke, duke ngadalësuar edhe ekonominë globale.

Ndërkohë, Goldman Sachs uli parashikimin për naftën Brent gjatë këtij viti, në 62.5 dollarë për fuçi, nga 70 dollarë që ishte vlerësimi i mëparshëm. Megjithatë, pavarësisht rritjes, çmimet po gjenden nën presion për shkak të ngadalësimit të ekonomisë globale dhe rritje së prodhimit në SHBA. Në anën tjetër, OPEC njoftoi se, gjatë dhjetorit furnizimi me naftë ra me 460 mijë fuçi në ditë.

Scan,  08.01.2019