Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës shënojnë rritje

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të hëne, duke lënë pas kështu rënie e lartë që shënuan gajtë javës së kaluar, ku ranë me më shumë se 11 për qind, dukë shënuar kështu edhe nivelin e tyre më të ulët që prej tremujorit të tretë të 2017.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 30 cent ose me 0.56 për qind dhe u tregtuan me 54.12 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 15 cent ose me 0.33 për qind dhe u tregtuan me 45.74 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit u tregtua me 1,261.05 dollarë amerikanë për onz.

Monitor,  24.12.2018