Rikuperojnë çmimet e naftës
Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të premteje.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 63 cent ose me 1.2 për qind dhe u tregtuan me 54.98 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 5.1 për qind dhe u tregtuan me 54.35 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 54 cent dhe u tregtuan me 46.42 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 4.8 për qind dhe u tregtuan me 45.88 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1,261.07 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në më shumë se gjashtë muajt e fundit.
Scan, 21.12.2018