Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ari bie sërish në bursa

Ari ka  humbur ndjeshëm terren për ty dytin sesion me radhë gjatë së Premtes, për të prekur nivelin më të ulët të javës, ndërkohë që dollari u rrit ndjeshëm. Kjo e vendos arin në rënien më të madhe javore në pesë javët e fundit.

Kjo vjen përpara vendimit të Rezervës Federale për të shkurtuar normat e interesit javën e ardhshme. Indeksi i arit ra kështu me 0.3% gjatë së Premtes, për të prekur nivelin e $1.238 për onz.

Më herët gjatë javës, çmimet prekën nivelin më të ulët të muajit, më 1236 dollarë për onz. Rënia javore fiksohet në 0.8%.

Rënia e së Premtes është rrjedhojë e marshimit të dollarit amerikan që nga ana tjetër erdhi si pasojë e ngadalësimit të Kinës.

Ari dhe të gjitha metalet e tjera të çmuara shihen si investime të duhura në kohë të vështira.

Por, ecuria e muajit të fundit, me performacën e mirë ekonomike të fuqive më të mëdha të botës, ka bërë që ari të bjerë ndjeshëm.

Mbledhja e Rezervës Federale javën e ardhshme pritet me mjaft interes nga tregjet. Që prej muajit Prill, ari ka rënë me 9%, i goditur kryesisht nga rritja e normave të interesit.

Scan,  17.12.2018