Vazhdon rënia e naftës së papërpunuar
Çmimet e naftës shënuan rënie edhe mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 9 cent dhe u tregtuan me 57.11 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 0.5 për qind dhe u tregtuan me 56.76 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papaërpunuar europiane, Brent, ranë me 43 cent dhe u tregtuan me 66.36 dollarë amerikanë për fuçi. Kontatat e së ardhmes u rritën me 3 cent dhe u tregtuan me 66.79 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.1 për qind dh eu tregtua me 1,225.56 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në këto gjashtë muajt e fundit.
Monitor, 20.11.2018