Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Makinat elektrike kalojnë 1 milion në Europë

Tani në Evropë ka më shumë se një milion makina elektrike në Evropë, pasi shitjet u rritën me më shumë se 40% në gjysmën e parë të vitit, tregojnë shifra të reja sipas The Guardian.

Evropa goditi me shifrat më të larta të momentit, gati një vit pas Kinës, e cila ka një treg shumë më të madh të makinave, por përpara SHBA, i cili pritet të arrijë pikën më vonë këtë vit, të nxitur nga ‘oreksi’ për modelin më të fundit të Teslës.

Ndërmjet janarit dhe qershorit, rreth 195,000 makina plug-in janë shitur në të gjithë BE-në, Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën, një rritje prej 42% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Me përshpejtimin e rritjes, totali akumulativ pritet të arrijë në 1.35 milion deri në fund të vitit, sipas analistëve të industrisë EV-Volumes.

Viktor Irle, një analist i tregut në grup, tha: “Një stok prej një milion automjeteve elektrike është një arritje e rëndësishme në rrugën e elektrifizimit dhe përmbushjes së objektivave të emetimeve, por sigurisht që nuk mjafton”.

Revista Monitor,  27.08.2018