Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shpërthim në Miradi të Fushë-Kosovës

Katër persona janë lënduar nga shpërthimi i një rezervuari derivatesh të kompanisë “Al Petrol” në Miradi të Fushë Kosovës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dje rreth orës 14:00 ka marrë informatën për një shpërthim të ndodhur në një nga rezervuarët e një deponie të derivateve në fshatin Miradi, komuna e Fushë Kosovës, ku si pasojë katër persona janë lënduar.

“Policia me te gjitha njësitet e nevojshme si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Duke parë rrethanat në vendin e ngjarjes si dhe mundësinë e përhapjes së rrezikut nga zjarri policia ka nisur evakuimin e personelit  nga vendngjarja   dhe varësisht  nga rrjedha mund të bëhet edhe evakuimi i njerëzve nga një perimetër i caktuar që të shmangen pasojat eventuale”, njofton Policia.

Telegrafi ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku po shihet flakë dhe tym. Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrfikësit.

Telegrafi,  25.08.2018