Turqi, përfundon gazsjellësi Trans-Anadollian
Ka përfunduar ndërtimi i linjës gazsjellëse Trans-Anadolli (TANAP), që do të transportojë gazin natyror të Azerbajxhanit në Evropë nëpërmjet Turqisë.
Kjo linjë gazësjellëse, që konsiderohet si ‘rruga e mëndafshit të energjisë’, do të jetë e gatshme për ti dhënë gaz natyror Turqisë në 30 qershor.
Drejtori i përgjithshëm i Gazsjellësit Trans-Anadolli, Salltuk Dyzjoll (Saltuk Düzyol) mbajti një fjalim në rrethin Eskishehir (Eskişehir), që është një nga pikat e shpërndarjes së gazit natyror.
“Ne po realizojmë projektin më të madh të gazsjellësit të Turqisë dhe Evropës. Dy qendrat e kompresorit që kemi ndërtuar duken të mjaftueshme për të transportuar 16 miliardë metra kub gaz. Nga këto 16 miliardë metra kub, 6 miliardë do të përdoren në Turqi. Në pikën e arritur Turqia është në gjendjen e shitjes (jashtë shtetit) të gazit natyror” tha Dyzjoll.
Ndërsa rrjedhja e gazit natyror nëpërmjet TANAP-it drejt Evropës do të fillojë në vitin 2020-të.
Nga kjo linjë do të dërgohen në Evropë 10 miliardë m3 gaz natyror.
TRT Turkey, 20.04.2018