Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta e mbyll javën në rritje

Çmimet e naftës po qendrojnë në rritje në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojnë fitimet më të mëdha javore që nga korriku i vitit të kaluar. Çmimet po mbështeten nga komentet e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se mundësitë për një ndërhyrje ushtarake në Siri janë të mëdha. Në anën tjetër, kjo deklaratë rrëzoi aksionet globale.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 72.4 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 67.5 dollarë për fuçi. Gjatë kësaj jave, çmimet e naftës kanë fituar rreth 9% të vlerës. Përsa i përket të dhënave të tjera, OPEC deklaroi se, prodhimi i organizatës ra në 31.96 milionë fuçi në ditë, gjatë marsit, rreth 201 mijë fuçi më pak se shkurti.

Gjithashtu, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës shtoi se, prodhuesit dhe aleatët e tjerë janë të angazhuar për të shtrirë marrëveshjen për uljen e prodhimin edhe në vitin 2019. Ndërsa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, e cila koordinon politikat e energjisë në vendet e industrializuara, sinjalizoi se, tregu mund të balancohet nëse vijon ulja e prodhimit nga OPEC.

Scan Tv,  14.03.2018