Janë të paktën 20 leje minerare që parashikohen të jepen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për shfrytëzim si dhe 26 për kërkim-zbulim mineralesh gjatë këtij viti. Ministria ka bërë publik planin e saj minerar ashtu sikundër ndodh çdo vit duke i paraprirë edhe hapjes së procedurave prokuruese në disa faza.
Për shfrytëzim pritet që të kalojë zona e Gostilit në Kukës për argjilë, një zonë në Mborje të Korçës për gëlqeror, një zonë në Banjë të Përmetit për ranor silicor e kështu me radhë. Për secilën nga zonat është parashikuar edhe një vlerë minimale investimi që duhet të bëhet nga ana e subjekteve që do të përfitojnë të drejtën e shfrytëzimit.
Lejet për kërkim-zbulim që shkojnë në total 26 janë, janë kryesisht për krom, bakër dhe hekur.
Të gjitha zonat e miratuara për vitin 2018 janë pjesë e planit tre vjeccar të miratuar më herët nga ministi përgjegjës.
Por cilat janë zonat që do të kalojnë tek privati sipas llojit të veprimtarisë minerare?
Vendburimet për shfrytëzim
Gostil, Kukës, argjilë
Mborje, Korccë, gëlqeror
Banjë, Përmet, ranor, silicor
Shushicë, Elbasan, bazalte
Kodër-Thumanë, Durrës, Gur gëlqeror
Qafë-Buall, Dibër, krom
Bajkaj, Sarandë, gur gëlqeror
Stan Karburanrë, Lushnjë, Gur Gëlqeror
Tresh, Lezhë, gur dekorativ
Pjetroshani 1, Shkodër, zhurë
Koplik, Shkodër, zhurë
Floq, Korccë, Gur gëlqeror
Shushicë, Elbasan gur gëlqeror
Gurore Fierzë, Kuës, gur gëlqeror
Mesopotam, Sarandë, gur gëlqeror
Zym, Kukës, krom
Korcë, argjile
Dohoshisht, Dibër, argjile
Kuqan, Elbasan, rërë kuarcore
Kastriot, Dibër, argjile
Zonë për kërkim-zbulim
Lajthizë, Pukë, bakër
Qaf Ahmati, Kukës, bakër
Qarr, Has, bakër
Gravë, Vlorë, gur gëlqeror
Deshiran, Elbasan, gips
Qerret-Kcirë, Shkodër, hekur
Debrovë, Pogradec, hekur-nikel
Veriu i Ternovës, Dibër, krom
Lindja e Ternovës, Dibër, krom
Berishë-Kam, Kukës, krom
Lindja e Pyllit të Zi, Dibër, krom
Rrajcë, Elbasan, krom
Mjekër Bardhë, Kukës, krom
Surroj, Kukës, krom
Livadh, Kabash, Pukë, krom
Kasaj-Kamenicë, Tropojë, krom
Qafa e Milisë, Tropojë, krom
Qafë-Prush, Kukës, krom
Takimi i parë, Dibër, krom
Asdre-Petkaj, Kukës, bakër
Gjinovec, Bulqizë, mangan
Trebisht, Bulqizë, mangan
Galush, Elbasan, qymyr
Marikaj, Tiranë, qymyr
Flet, Shkodër, Bakër
Lumzi, Shkodër, xham vullkanik
Revista Monitir, 09.03.2018