Ndërtimi i TAP, Lista me 424 emrat që shpronësohen
Janë 424 pronarë tokash që do të dëmshpërblehen nga shteti për t’i lënë vend ndërtimit të Gazsjellësit Trans Adriatik në vendin tonë.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka shpallur kërkesën për shpronësimet, marrjen në përdorim të përkohshëm apo vendosjen e servitutit të kalimit për këto pasuri të paluajtshme.
Vlera totale për shfrytëzimin dhe blerjen e këtyre tokave është 146 milionë lekë.
Në listën e mëposhtme është e përcaktuar edhe masa e vlerësimit. Personat që preken nga ky projekt, si ata që nuk figurojnë në lista por preken, kanë 15 ditë afat për të paraqitur pretendimet e tyre, si dhe të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara.
Ministria u bën apel pronarëve dhe personave që pretendojnë pronësi mbi këto pasuri të dorëzojnë dokumentet që disponojnë pranë Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Scan Tv, 27.07.2017