Bien Brent dhe WTI
Në samitin e ditës së djeshme që u mbajt në Vjenë, OPEC-u dhe disa prodhues të tjerë të naftës, jo anëtarë të OPEC-ut, ranë dakort për të ndërprerë prodhimin me 1.8 milionë fuçi nafte në ditë deri në tremujorin e parë të vitit 2018. Ndërsa marrëveshja paraprake e cila u shty do të kishte përfunduar në qershor të këtij viti.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikanë, WTI, ranë me 29 cent ose me 0.6 për qind dhe u tregtuan me 48.61 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 20 cent ose me 0.4 për qind dhe u tregtuan me 51.26 dollarë për fuçi.
Indeksi i çmimeve të arit shënoi rritje. Ai u rrit me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1.258.29 dollarë për onz.
Revista Monitor, 26.05.2017