OSHEE: një pjesë e Tiranës pa energji elektrike
OSHEE përmes një njoftimi për mediat ka bërë me dije se disa zona në kryeqytet janë pa energji elektrike, pasi ”nënstacioni i Karbit është jashtë pune pasi është dëmtuar transformatori i fuqisë”.
Zonat pa energji elektrike janë, Rr Siri Kodra (pjeswrisht), Rr Dibrë pjesërisht, Uzina Dinamo e Vjetër, Magazinat e Tregtisë OMT, Zona e Babrrusë Privat Ajka, Rr Riza Cerova.
OSHEE bën gjithashtu me dije se tek pallati me shigjeta, për shkak të dëmtimit të kabllit 2 kate të pallatit janë pa energji elektrike. OSHEE njofton se po punon për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike.
Shqiptarja.com 23.01.2017