Çmimet e naftës shënojnë rritje
Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën mëngjesin e kësaj të premteje.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 0.7 për qind, duke u tregtuar me 51.18 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 0.3 për qind, duke u tregtuar me 54.06 dollarë për fuçi.
Indeksi i arit ra në 1.170.03 dollarë për onz.
Revista Monitor, 09.12.2016