Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)
TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Europë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.
Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Europës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha europiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.
TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i Investimeve të Huaja Direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fundvitin 2018, prurjet e para në Europë do të fillojnë përafërsisht në fillimvitin 2020.
Struktura aksionere e TAP-it përbëhen nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).
Disa fakte
Gjatësia – 878 km
- Greqi 550 km, Shqipëri 215 km, Deti Adriatik 105 km; Itali 8 km (~1.5 km mikrotuneli në hyrjen në tokë)
- Pika më e lartë: 1,800 metra në Shqipëri
- Pika më e ulët: 820 metra në thellësi të detit
Kapaciteti
10 bcm/v, mjaftueshëm gaz për të furnizuar rreth 7 milionë familje.
Diametri: 48 inç (1.2 m) në pjesën tokësore; 36 inç (0.91 m) në pjesën detare.
- Rasti Bazë: Dy stacione kompresorësh (një në Kipoi, Greqi dhe një në Fier, Shqipëri) dhe rrjedhje e kundërt fizike e integruar.
- Rasti i zgjeruar: më shumë se 20 bcm/v kapacitet duke instaluar dy stacione të tjera kompresorësh, një në Serres, Greqi dhe një në Bilisht, Shqipëri.
- 33 stacione Valvulash Bllokimi: 23 në Greqi, 9 në Shqipëri dhe 1 në Itali
Tubacioni
Rreth 53,000 tuba do të përdoren për ndërtimin e tubacionit me gjatësi prej 878 km
- 32.000 tuba në Greqi
- 12.000 tuba në Shqipëri
- 8.750 tuba në pjesën detare
- 660 tuba në Itali
- Pesha e një tubi me gjatësi 18 metra (diametër 48 inç) është rreth 10 tonë
- Pesha e tubave të çelikut është rreth 526,000 tonë (72 Kulla Eifel)
- 126.000 tonë në Shqipëri, 215 km (17 Kulla Eifel)
- 323.000 tonë në Greqi, 550 km (44 Kulla Eifel)
- 72.000 tonë në pjesën detare (10 Kulla Eifel)
- 5.000 tonë në Itali (thuajse 1 Kullë Eifel)
- Volumi i përgjithshëm i kanaleve të gërmuara është 4.545.000 m³ (thuajse dy herë volumi i Piramidës së Keopsit në Egjipt)
- 3.200.000 m³ në Greqi
- 1.300.000 m³ në Shqipëri
- 45.000 m³ në Itali
Logjistika
- Tre sheshe kryesore magazinimi (MMY)
- Durrës, Shqipëri – 90.000 m² (10 fusha futbolli)
- Selanik, Greqi – 90.000 m² (10 fusha futbolli)
- Kavala, Greqi – 80.000 m² (9 fusha futbolli)
- Tre ngarkesat e para janë shkarkuar në Durrës (rreth 3.500 tuba), në prill të vitit 2016
- Ngarkesa e parë (1.390 tuba dhe 73 bërryla) arritën në Shqipëri më 5 prill. Shkarkimi i një anijeje zgjat rreth një javë.
- Grupi i parë i bërrylave të tubave do të dërgohen nga Brake (Gjermania Veriore) në MMY-të në Greqi me kamion
- Trena që transportojnë rreth 80 tuba do të mbërrijnë në MMY-në e Selanikut nga vendndodhja e Kompanisë Corinth Pipeëorks (Greqia Jugore)
Lidhjet
TAP do të lidhet me: TANAP (Gazsjellësi Trans Anatolian), SRG në Itali, dhe planifikohet të lidhet me Interkonektorin Greqi-Bullgari (IBG) dhe Gazsjellësin Jonian Adriatik (IAP).
Afatet
Qershor 2015 – fillimi i punimeve të para të ndërtimit në Shqipëri
Prill 2016 – përfundimi i lidhjes së kontratave kryesore
Mesi i vitit 2016 – fillimi i ndërtimit të tubacionit dhe instalimeve mbi sipërfaqen e tokës
Dimër 2017/2018 – ndërtimi i tubacionit në pjesën detare
2019 (fundi) – përfundimi i ndërtimit dhe testimit
2020 – gazi i parë i TAP nis veprimtarinë
Rrugët Ndihmëse dhe Urat (Shqipëri)
- Ndërtim dhe rehabilitim i rreth 100 km rrugë (~50% janë rrugë të reja ndihmëse, ~50% janë rrugë ekzistuese që rehabilitohen).
- Ndërtimi i 2 urave të reja dhe rehabilitimi i 42 urave ekzistuese në rajonet e Korçës (lindje), Çorovodës (qendër) dhe Fier (perëndim).
- Rreth 65% e punimeve për Rrugët Ndihmëse dhe Urat e miratuara është përfunduar (progresi i kombinuar i rrugëve dhe urave).
Procesi i Blerjes dhe Servitutit të Tokës (LEA)
Ndërmarrë në përputhje me standardet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
- 19.060 ngastra toke: 10.170 në Greqi, 8.700 në Shqipëri dhe 190 në Itali.
- Rreth 45.000 pronarë dhe përdorues toke.
Kontraktorët e TAP-it
- Shoqëria e përbashkët (JV) Gener 2 dhe Sicilsaldo: kontraktor për rehabilitimin e Rrugëve Ndihmëse dhe Urave në Shqipëri.
- RMA: furnizimi i valvulave me sfera me diametër të madh dhe aktivizuesve
- Siemens AG: furnizimi i njësive të kompresorëve me turbo për turbinat e gazit
- Industria Meccanica Bassi dhe Nuova Giungas: fashaturat, bërrylat izolues dhe pritësit e sondave pastruese
- Salzgitter Mannesmann International GmbH: tubat e linjës në pjesën tokësore (270 km) dhe bërrylat, si dhe tubat e linjës në pjesën detare (110km)
- Corinth Pipeworks S.A.: tubat e linjës në pjesën tokësore (495km)
- Enereco S.p.a. dhe Max Streicher S.p.a.: EPC e tubacionit në pjesën tokësore (Itali)
- Renco S.p.a.: EPC e Terminalit Pritës të Gazsjellësit (Itali)
- Bonatti S.p.A dhe J&P AVAX S.A dhe SPIECAPAG: EPC e ndërtimit në pjesën tokësore (Greqi dhe Shqipëri)
- Saipem SpA: EPCI për pjesën detare
Revista Monitor, 30.05.2016