Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Italian Petrol: Produktet tona, cilësore

Kompania “Italian Petrol” ka reaguar pas disa shkrimeve gjoja se ajo mashtron klientët e saj me produkte jo cilësore. Sipas “Italian Petrol”, çështjet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe tendencioze.

Kompania “Italian Petrol” garanton se produktet e saj janë të kualitetit superior me performanca shumë të larta.

Ky është sqarimi i plotë i kompanisë:

Sqarim për klientët e “Italian Petrol”

Informojmë klientët besnik të “Italian Petrol” se çështjet e ngritura nga disa portale dje për gjoja “gjobitje” për mashtrim të klientëve nga ana jonë janë plotësisht të pavërteta dhe tendencioze.

Kompania jonë ka një kontest ligjor me MTI në lidhje me emërtimin tregtar të produkteve që i tregton, kontest i cili do të zgjidhet në kuadër të legjislacionit në fuqi.

“Italian Petrol L” garanton të gjithë klientët besnik se do të vazhdoj të ofroj edhe në të ardhmen produktet më cilësore në treg me çmime konkurruese.

Sa i përket produktit Diesel Plus, ju sigurojmë së është një produkt i kualitetit superior me performanca shumë të larta, për çka janë bindur edhe klientët tanë të veçantë që e kanë provuar në automjetet e tyre dhe që vazhdojnë çdo ditë të furnizojnë automjetet e tyre.

Me respekt IP-KOS SHPK

Telegrafi,  13.04.2016