Punonjësit e TransAtlantik protestojnë për pagat
Mbi 70 punonjës së kompanisë së naftës “Transatlantik” në Fier prej 3 muajsh janë pa paga.
Duke marrë shkas nga kjo, ata kanë zhvilluar këtë mërkurë një protestë, ku kërkojnë nga ana e drejtuesve të firmës lëvrimin e rrogave për muajt e prapambetur.
Protestuesit kanë kërcënuar me përshkallëzim protestash nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
Shqiptarja.com 04.06.2016