TAP pastron zonat përreth urave
Fieri është zona me numrin më të madh të urave që do të rikonstruktohen në Shqipëri dhe ka qenë në fokusin e projektit TAP gjatë këtij viti.
Ashtu siç shihet edhe në prezantimin shoqërues zona përreth urave ishte e zënë nga mbeturinat që ishin hedhur apo lënë aty dhe ishin lejuar të mblidheshin përgjatë një periudhe kohore. Kjo situatë e bënte rikonstruktimin e urave një sipërmarrje me mundësi rreziku dhe të vështirë. Një vëmënedje e veccantë ju kushtua përmirësimit të kushteve të këtyre hapsirave ku do të punohej duke larguar mbetjet dhe kështu duke përmirësuar rrjedhjen e ujrave, mjedisin ujor, si edhe duke ulur rrezikun për sigurinë dhe shëndetit e punëtorëve tanë dhe komunitetit.
Pastrimi përfshiu largimin e mbetjeve në të dy anët e urës, përfshirë:
Mbetje urbane;
Mbetje të ngurta;
Mbetje plastike;
Largimin e gjetheve të rëna dhe bimësisë stinore;
Rregullimin e mjedisit në zonë.
Ne do t’i lëmë këto sheshe pune në gjendje shumë më të mirë krahasuar me gjendjen në të cilën i gjetëm. Operacioni i pastrimit u ndërmor nga kontraktori i TAP-it Gener2 – Sicilsaldo dhe është mirëpritur nga komunitetet vendore. Komentet e tyre kane qenë shumë pozitive dhe shpresojmë që të rezultojë në ndikimin e qëndrimit të tyre në lidhje me përpjekjet për të mbrojtur mjedisin e nga hedhja e mëtejshme e mbetjeve në këto zona të ndjeshme.
Nisma të ngjashme janë ndërmarrë në rajonet e Korçës dhe Çorovodës ku gjithashtu po kryhet rikonstruktimi i urave.
energjia.al 02.12.2015