Kolonjë, zjarr në nënstacionin e energjisë
Përfshihet nga një vatër zjarri, nënstacioni elektrik në Kolonjë. Ngjarja ka ndodhur mesdite e sotme dhe ka lënë pa energjie zonën e Kolonjës.
Sipas burimeve, zjarri ka shpërthyer për shkak të mbingarkesës në rrjet. Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse, për të izoluar flakët e më pas për ta shuar atë. Nuk raportohet për persona të lënduar.
Gazeta Shqip, 26.11.2015