Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Aksionet e Statoil në TAP, ende të pashitura

Kompania “Petronas Malaysia” bën të ditur se, nuk i ka kërkuar SOCAR (kompanisë shtetërore të naftës së Azerbajxhanit) blerjen e një pjesë të aksioneve në projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). Këtë deklaratë e dha Presidenti i SOCAR, Rovnag Abdullayev, për gazetarët. ( Lexo: Malajzianët e Petronas do të blejnë aksionet e Statoil në TAP).

Abdullayev ka thënë se ai nuk ka asnjë ide në lidhje me synimet e Petronas. “Ndoshta, ky lajm ka dalë si koment i dikujt tjetër,” tha ai. “Por Petronas nuk na ka informuar zyrtarisht në ka interes për të marrë pjesë në projektin TAP. Askush nuk zhvilloi negociata me SOCAR në këtë drejtim.”, pohoi Abdullayev. Më parë, disa media raportuan për qëllimin e Petronas për të blerë aksionet norvegjeze të Statoil në TAP. TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Europë.

Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut. Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Europës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjë- Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit Kaspik, drejt disa prej tregjeve më të mëdha europiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria. Aksionarët e TAP-it përbëhet nga BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Fluxys (19 për qind), ENAGAS (16 për qind) dhe Axpo (5 për qind), ndërsa kanë hequr dorë Norvegjezët e Statoil që zotëronin 20 për qind të kuotave.

Revista Monitor,  16.10.2015