Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bilanci i KESH, i rënduar

Provizioni i detyrimeve te parambetura është në zbatim të shkresës së ardhur nga MZHETTS Nr. 5569/1 Prot. Datë 24/07/2014 “Miratojmë bilancin kontabël dhe shpërndarjen e rezultatit të vitit 2013 ” në të cilën kërkohet të zbatohen rekomandimet e lëna nga ana e eksperteve kontabël të autorizuar gjatë auditimit të Pasqyrave Financiare të Konsoliduara të KESH sh.a. për vitin 2013, që në rezultatin e vitit 2014 të parashikohen provizione për llogarinë “Llogari të arkëtueshme“ ose “Debitore” .

Përqindjen më të madhe të këtyre debive e zënë detyrimet e debitorëve të energjisë elektrike deri më 31.12.2006 të cilat sipas VKM Nr. 862. datë 20.12.2006, sipas të cilës është bërë ndarja e OSSH sh.a. nga KESH sh.a. dhe është përcaktuar se debitorët deri në 31.12.2006 pas ndarjes, të mbeten në Pasqyrat Financiare të KESH sh.a. Për këtë qëllim, pranë KESH sh.a., u krijua një departamenti i veçantë Departamenti i Arkëtimit të Detyrimeve (sot Sektori i Detyrimeve të Prapambetura), i cili do të administronte dokumentacionin si dhe do të kujdesej për arkëtimin e këtyre detyrimeve, si dhe arkëtimin e gjobave të lëna nga ish policia elektrike. Në funksion të përmbushjes së detyrës për arkëtimin e këtyre detyrimeve, në Mars 2009, u nënshkrua një marrëveshje mes KESH sh.a. dhe OSSh sh.a. (pjesë e kontratës së privatizimit të OSSH sh.a.), marrëveshje e cila angazhonte OSSH sh.a. për arkëtimin e detyrimeve të cilat iu transferuan KESH sh.a., duke përcaktuar dhe një komision për këte shërbim.
Deri më sot, përveçse disa komunikimeve për shkëmbim dokumentacioni mbështetës, KESH sh.a. nuk ka arkëtuar asnjë nga faturat që janë pjesë e këtyre detyrimeve të prapambetura. Me shkresën nr.4707 prot, dt.21.05.2015 KESH sh.a i është drejtuar ERE dhe OSHEE sh.a për një informacion të detajuar lidhur me ecurinë e arkëtimeve të realizuara nga ÇEZ Shpërndarje (sot OSHEE sh.a) nga momenti i shkëputjes dhe deri tani. Por, përgjigja e dërguar nga institucionet e mësipërme nuk i korrespondonte informacionit të kërkuar nga ana jonë.

Llogaritë e propozuara për provizionim që lidhen me balancat e vjetra të transferuara nga OSSH sh.a, (pas ndarjes nga KESH sh.a) janë subjekt i ligjit nr.10418 dt.21.04.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor” në nenin 29 “Falja e detyrimeve të papaguara të energjisë elektrike”. Gjatë vitit 2011 2012 dhe 2013 nuk u arrit të zbatohen brenda afateve procedurat ligjore nga palët e ngarkuara sipas ligjit nr.10418 dt.21.04.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, të cilat duhet të trajtonin dhe llogaritë e arkëtueshme.

Por, përveç këtyre balancave të vjetra, në Pasqyrat Financiare të shoqërisë figurojnë edhe llogari të tjera debitore të vjetra dhe pa shpresë arkëtimi, si dhe të pa mbështetura me dokumentacion shoqërues. Për balancat e vjetra të transferuara nga OSSH sh.a. është llogaritur në vitet e kaluara vetëm një provizion për zhvlerësim në shumën 23,092,854,150 lekë.

Në Pasqyrat Financiare të KESH sh.a me 31 Dhjetor 2014, gjëndja e llogarisë “Klientë” në vlerë neto rezulton 76,861,294,254 lekë, nga e cila, shuma 58,415,652,110 lekë përfaqëson detyrimin e shoqërisë OSHEE sh.a. (pas ndarjes nga KESH sh.a).

Nga vlera e mbetur prej 18,445,642,144 lekë, nje total prej 17,598,968,582 lekë e zënë llogari të transferuara nga OSSH sh.a. si dhe llogari të vjetra deri më 31.12.2009 pa shpresë arkëtimi.
Gjithashtu në Pasqyrat Financiare të KESH sh.a me 31 Dhjetor 2014 pasqyrohet llogaria “Debitorë të tjerë” (467.1) në vlerën 2,515,101,106 lekë nga e cila vlera prej 2,043,710,571 lekë përfaqëson debi deri më 31.12.2009, pa shpresë arkëtimi.
Në përmbledhje të sa më lart:

– Asambleja e Aksionere (MZHETTS) nëpërmjet shkresës Nr. 5569/1 Prot., datë 24/07/2014 kërkon të zbatohen rekomandimet e lëna nga ana e eksperteve kontabël të autorizuar gjatë auditimit të Pasqyrave Financiare të Konsoliduara të KESH sh.a. për vitin 2013, që në rezultatin e vitit 2014 të parashikohen provizione për llogarinë “Llogari të arkëtueshme“ ose “Debitore”;

– Rreth 90% (rreth 17 miliard lekë) të këtyre llogarive të arkëtueshme (e zënë detyrimet e klientëve fundorë për faturat e energjisë elektrike deri më 31.12.2006, që sipas VKM Nr. 862. datë 20.12.2006 për ndarjen dhe krijimin e shoqërisë OSSH sh.a., të drejtat dhe detyrimet deri më 31.12.2006 të mbeten në Pasqyrat Financiare të KESH sh.a.

– Nuk ka informacion të detajuar mbi saktësinë dhe ecurinë e arkëtimeve të këtyre llogarive (sikurse konfirmohet nga përgjigjet e ERE dhe OSHEE të sipërcituara) që nga viti 2008 (vit kur është nënshkruar marrëveshja e shërbimit të arktëtimit të këtyre detyrimeve ndërmjet KESH sh.a. dhe OSSH sh.a. – pjesë përbërëse e marrëveshjes së privatizimit të OSSH sh.a.;

– Provizionimi i llogarive të arkëtueshme nuk është një praktikë që zbatohet mbi baza vjetore nga KESH sh.a. (kujtojmë që provizioni i fundit është kryer për pasqyrat financiare të mbyllura për vitin 31.12.2006), dhe si e tillë nuk ka një metodologji paraprake të miratuar për këtë qëllim sikundër vepron OSHEE sh.a. për provizionime mbi baza vjetore të këtyre llogarive të arkëtueshme, sepse KESH sh.a. kryen funksionin e shitjes me shumicë dhe jo atë të shitjes me pakicë.

– Përfaqëson një vlerë të konsiderueshme me efekt negativ në rezultatin e vitit 2014, e cila nën kushtet e mungesës së informacionit të detajuar mbi këtë vlerë, paraqet një pozicion jo realist të shoqërisë lidhur me veprimtarinë e saj, duke deformuar ndjeshëm prezantimin e shoqërisë tek të tretët;
– Në analizën e veprimeve të mësipërme është marrë parasysh edhe aspekti ligjor që shoqëron trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike bazuar në ligjin Nr.8662, datë 18.09.2000 të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe në Kodin Civil të Republikës së Shqiperisë, Neni 114, mbi “Afatet e parashkrimit”.

Jane provizionuar të drejtat (Debitorët) që KESH sh.a. ka trashëguar nga OSSH sh.a. (sot OSHEE), si dhe të drejtat që KESH sh.a. ka trashëguar në vite deri më 31.12.2009 qe ne total për vitin 2014 “Llogaritë e arkëtueshme” kanë vlerën 19,642,679,153 lekë (shumë e balancave të vjetra të dy llogarive të analizuara më sipër). Provizionet konsiderohen shpenzime të pa njohura nga ana fiskale.

Revista Monitor,  28.08.2015