Qytetarët kujtohen për detyrimet në ditën e fundit
Shtyrja e afatit për pagesën e energjisë me këste dhe faljen e 80% të kamatvonesave ka larguar qytetarët nga pikat e kujdesit ndaj klientit të OSHEE. Nga një vëzhgim i Ora News në Vlorë dhe Fier, vërehet rënie e numrit të qytetarëve që paguajnë këto fatura, në krahasim me vetëm një javë më parë kur ishte limiti i afatit të parë.
Ndonëse u shty me një muaj afati i pagesës së faturave të prapambetura dhe faljes me 80% të kamatvonesave, në Vlorë dhe Fier, ku vetëm pak ditë më parë nuk hidhje dot kokrrën e mollës, sot ka një tjetër pamje.
Qytetarët presin ditët e fundit për të paguar detyrimet e energjisë elektrike.
Ata qytetarë që i janë drejtuar zyrave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë pohojnë që neglizhohet nga vet abonenti, duke i lënë shlyerjen e faturave për në momentet e fundit.
I kontaktuar ne telefon, drejtor i OSHEE për Fierin dhe Vlorën, Arjan Fasko, ka theksuar se i trembet sërish faktit të një dyndjeje pranë këtyre sporteleve pas datës 20 mars.
Ai u ka bere thirrje qytetareve qe te mos e lene serish per ditet e fundit pagesen e faturave apo lidhjen e nje marrveshjejeme OSHEE-në.
Ora News, 03.03.2015