Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Faturat e papaguara që nga 2007

Borxhet e pambledhura të kompanisë OSSH dikur CEZ ndaj konsumatorëve arrijnë vlerën e 71 miliatdë lekë ose rreth 600 milionë eurove në fund të 2013. Në këtë shumë, pjesën më të madhe të borxhit e zënë familjarët me shumë se 45 miliardë lekë. Kjo shumë llogaritet të jetë krijuar pas vitit 2007.

Banka Botërore si konsulent i qeverisë për energjinë ka vlerësuar këto gati pa shpresë arkëtimi, ndërkohë që një pjesë e këtij detyrimi është reflektuar në shpenzime. Kosto e krijuar nga borxhet është përballuar nga subvensionet buxhetore, të cilat janë marrë nga taksat e shqiptarëve. Cka do të thotë së në mënyrë të tërthortë këto detyrime janë shlyer.

Qeveria i ka vënë qytetarët shqiptarë të para detyrimit për të paguar borxhet e akumuluara të energjisë ose në rast të kundërt ndaj tyre do të pritet energjia elektrike dhe do të merret masa arrest me burg nëse tetohen të lidhen në mënyrë të paligjshme në rrjet.

Revista Monitor, 05.12.2014