Nafta Brent, mbi 103 USD
Nafta Brent e Londrës po tregtohet mbi 103 dollarë për fuçi në sesionin e sotëm, dhe çmimet janë kufizuar nga ngadalësimi i sektorit të prodhimit në Kinë.
Përgjatë kushtit dy benchmarkët kryesorë të naftës publikuan humbje. Rritja e sektorit të prodhimit të Kinë ra në nivelin më të ulët në 3 muajt e fundit.
Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e Londrës për Tetorin u rrit me 5 cent në 103.24 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e së Premtes u rrit me 73 cent.
Nafta Bruto amerikane fitoi 13 cent në 95.83 dollarë për fuçi, pas rritjes me 1.4 dollarë të Premten. Gjithsesi tensioned gjeo-politike do të vazhdojnë të jenë në fokusin e tregjeve.
Scan TV, 01.09.2014