Nafta Brent tregtohet mbi 109 USD
Nafta Brent e Londrës po tregtohet përmbi 109 dollarë edhe në sesionin e sotëm për shkak se parashikimi për kërkesën globale për naftë mbeti i pandryshuar.
Të dhënat e publikuara në Kinë treguan për një përmirësim të sektorit të Prodhimit për Prillin. Gjithashtu, nafta po gjen një mbështetje edhe tek situata e tensionuar në Ukrainë.
Presidenti i përkohshëm i vendit, Oleksander Turchinov, deklaroi se forcat qeveritare do të fillojnë një aksion tjetër kundër rebelëve pro-Rusë, duke ngritur pikëpyetje të tjera në lidhje me suksesin e marrëveshjes së javës së kaluar.
Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e Londrës ra me 9 cent në 109.18 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar ra me 0.6%. Nafta Bruto amerikane ra me 20 cent në 101.55 dollarë për fuçi, pas rënies me 2% një ditë më parë.
Scan TV, 23.04.2014