Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS: S’ka rritje pagash deri më 2017

Punëtorët e KEDS-it, sot kanë protestuar para vendit të tyre të punës, pasi që kërkesat e tyre për ngitje të pagave, nuk janë marrë parasysh nga menaxhmenti i kësaj korporate.

Ata kanë kërkuar ngritje të pagave dhe kushte me të mira për punë, në të kundërtën pohojnë se grevat do të jenë të pashmangshme. Thonë se do ndërprejnë rrymën nëse nuk u plotësohen kërkesat. Ndërkohë, KEDS ka kthyer një përgjigje. Bëjnë me dije se pagat nuk mund të rriten deri në vitin 2017, e në rast se bëhet, sipas tyre, mund të reflektoje në ngritjen e tarifave të energjisë.

Fehmi Pajaziti, kryetar i Federatës së Sindikatave të pavarura “Elektrokosova”, thotë se përderisa ngritje të pagave janë bërë së fundi në shumë institucione, e po ashtu dhe në KEK, pse të mos ketë ngritje dhe për punëtorët e KEDS-it. Ai theksoi se edhe ata duan ngritje lineare prej 120 euro, ashtu siç është bërë dhe në Korporatën Energjetike të Kosovës.

“Si pikë e veçantë ka qenë ngritja e pagës, pasi që në nivel të Kosovës në shumicën dërrmuese të organizatave qeveritare dhe joqeveritare, janë të ngritura edhe ne jemi Kosovë, siç janë shprehur punëtorët..Edhe ne duam ngritje të pagave. Jo që po dojmë veç se është ngrit, por duke pasur për bazë që prej vitit 2009 në ndërmarrjen tonë, tash të ashtuquajtur KEDS, nuk ka ngritje të pagave dhe jemi dëshmitar të asaj se kostoja jetësore që nga 2009-ta, veç ta marrim me mend ku ka shku dhe ne meritojmë, këta punëtorë meritojnë ngritje me të dinjitetshme të pagës dhe për ata pikërisht jemi tubu sot këtu”, tha ai.

Edhe Haxhi Arifi, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), thotë se kërkesat e punëtorëve të KEDS-it, janë legjitime dhe se ata i përkrahin ato.

“Ata zotëritë le ta dinë se ne u kemi dhënë hapësirë dialogut. Sepse edhe pas protestës dhe pas grevës prapë kanë me u ul me ne, me ba dialog. Kështu që duhet ta përfundojmë para se të hyjmë në atë që se dëshirojmë, protestën dhe grevën. Le të jenë të bindur se ne do ta bëjmë, nëse nuk realizohet. Andaj ata kanë hapësirë, t’i japin përparësi dialogut dhe të ulen t’i bisedojmë dhe ta kryejmë këtë punë, ashtu siç e kërkon edhe ligji…Çdo kund ndodhi ngritja pse këtu mos të ndodh. Le ta marrin vetëm rezultatin e punëtorëve këtu që kanë bërë si Elektrokosovë, në këtë periudhë prej se është ardh ai. Dhe ai nuk mund të veprojë ndryshe, përderisa nuk skadon marrëveshja që e kanë KEDS dhe nuk mund të jetë padron, përderisa të skadon marrëveshja. Unë po iu premtoj se këtë do ta ngrisim dhe në nivel më të lartë, nëse ata nuk e reali zojnë dhe ai nivel më i lartë është, ju e dini se e kemi ndërtimin e partneritetit Qeveri, punëdhënës punëmarrës. Dhe do ta ngrisim në nivelin më të lartë dhe do të bisedojmë dhe me kryeministrin”, tha ai.

Ndërsa Ali Zushi, punëtor i KEDS-it thotë se ata janë të vendosur të protestojnë, deri në realizimin e kërkesave të tyre. “Shkaktar është rroga. Ne kemi qenë pjesë e përbashkët e KEK. KEK-u na ndajtën, na privatizuan, na shiti Qeveria. Këtë nuk e ka ble turku e ka ble Qeveria. Dikush një njeri i madh i Qeverisë është, kush është ai nuk e dimë ende, por del dikur në shesh. Atyre iu kanë rrit rrogat 175 euro., neve veç na u ka zbrit rroga. Për këtë shkak ne kemi dalë dhe do të vazhdojmë deri në realizimin e kërkesave”.

Ndryshe, protestat e punëtorëve të KEDS-it do të mbahen dhe nesër në të gjitha distriktet e KEDS-it, në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë dhe Prizren, nga ora 8.30 deri në orën 10:00.

Ndërsa Këshilli organizativ i protestës, paralajmëron se në rast se nuk ndërkohë nuk do të kenë përgjigje pozitive nga ana e menaxhmentit të KEDS-it, atëherë protesta do të vazhdojë më 23 prill, para drejtorisë qendrore të KEDS-it në Prishtinë, në të cilën do të marrin pjesë punëtorët e të gjitha distrikteve.

Ndërkohë, KEDS përmes një komunikate për media kanë reaguar për këtë çështje. Kërkojnë nga Sindikata që të respektojë Ligjet e aplikueshme të Kosovës.

Madje bëjnë me dije se është Zyra e Rregullatorit të energjisë ajo që i lejon të hyrat dhe se këtë e tashmë ia ka aprovuar të Hyrat Maksimale të Lejuara për 5 vitet e ardhshme (deri në vitin 2017). “KEDS nuk mund të ngritë kostot operative, respektivisht të ngritë pagat, nëse ZRrE nuk ka paraparë çfarëdo aprovimi për një ngritje të tillë. Për shkak se vendimi është marrë para se KEDS ka filluar punën, ne besojmë që arsyetimi i til lë është bazuar në faktin që të gjithë punëtorët në sektorin e energjisë pranojnë paga më të mëdha se paga mesatare në Kosovë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Madje shkojnë edhe më tej, thonë se nëse aprovohet nga ZRrE rritja e pagave, në mënyrë të pashmangshme do të mund të reflektohej edhe në ngritjen e tarifave të energjisë elektrike.

I paralajmërojnë punëtorët se këto çështje duhet diskutohen brenda në të gjitha nivelet dhe pas përdorimit të të gjitha mënyrave të përcaktuara ligjore punëtorët mund të organizojnë grevë.

Portali Telegrafi, 17.04.2014