Eurostat, konsumi i energjisë ka rënë 8%
![](http://energjia.al/wp-content/uploads/2013/11/eu-flag-flamur-be-bashkimi-europian.jpg)
Instituti i Statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat, deklaroi se gjatë viteve 2006-2012 konsumi i energjisë ka rënë 8 për qind.
Sipas të dhënave të fundit gjysma e sasisë totale të energjisë së BE-së sigurohet nga centralet bërthamore dhe energjia e rinovueshme.
Në bazë të shifrave të Institutit të Statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat, konsumi i energjisë kulmin e arriti në vitin 2006, kurse vitet e fundit ka rënë në nivelin e viteve 1995.
Gjatë viteve 2006-2012, 24 nga vendet anëtare të Unionit kanë regjistruar ulje të konsumit të energjisë, dhe vetëm Estonia, Holanda, Polonia ve Suedia e kanë rritur konsumin e energjisë.
Agjensia e lajmeve ekonomia, 19.02.2014