Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

E kujt është Trepça?

Borxhet e Trepçës kapërcejnë një miliard euro, shkruan “Danas” e Beogradit. Siç shprehet kjo gazetë, “pjesa e kombinatit që kontrollohet nga Prishtina i ka më së shumti borxhe firmave dhe institucioneve serbe”. “Trepça, ndaj të cilës të drejtën e pronësisë 100 për qind e pretendojnë si Prishtina ashtu edhe Beogradi, në Prishtinë është e evidencuar si ndërmarrje shoqërore, kurse në Beograd si shoqëri aksionare.

Ndërsa në Beograd Trepça ndodhet në fazën e rekonstruimit dhe për të kompetente konsiderohet vetëm Agjencia për Privatizim e Rwepublikës së Serbisë, në Prishtinë, ku Trerpça ndodhet në fazën e riorganizimit, kompetente konsiderohet vetëm Agjencia për Privatizim e Kosovës”, shquan Danas dualizmit.Trepça ndërkaq zhvillon veprimtarinë e ndarë dysh. Njëra pjesë ndodhet nën kontrollin faktik të Prishtinës, kurse pjesa tjetër kontrollohet nga serbët e pjesës veriore të Kosovës, vazhdon shkrimi. Ministri kosovar i Ekonomisë, Fadil Ismaili ka paralajmëruar transformimin e Trepçës nga ndërmarrje shoqërore në publike, që automatikisht e vendos nën kompetencat e qeverisë, ku pretendent për të zgjidhur problemet e saj shfaqet Behgjet Pacolli.

Danas rikujton se më 6 dhjetor të vitit të kalaur Agjencia Kosovare e Privatizimit kishte shpallur në mediete në gjuhën serbe njoftimin me të cilin kërkohej nga pretendentët të paraqisnin borxhet që u ka Trepça. Beogradi nxit pretendentët nga Serbia të lajmërohen. Agjencia për sigurimin e depozitave e Republikës së Serbisë duke iu përgjigjur kësaj ftese ka paraqitur borxhet që u paska Trepça gjashtë bankave në falimentim. Fondi për Zhvillim ka bërë të ditur se kërkesat e saj nga Trepça ia ka paraqitur UNMIK-ut… Fondi për Zhvillim i Republikës së Serbisë, sipas “Danasit”, në Regjistrin Qendror të letrave me vlerë në Beograd figuron si pronar i shumicës së aksioneve të Trepçës, përkatësisht 78,54 për qind nga gjithsej 3.672.965 të aksioneve të Trepçës, ndërsa 29,80 për qind e këtij kapitali është pronësi shoqërore.

Këto aksione i paska marrë banka në falimentim e Kosovës nga Trepça sipas një kontrate nga viti 1992. Banka në falimentim e Kosovës më 2000 kishte konfirmuar se Fondi nuk e kishte paguar borxhin e Bankës së Kosovës ndaj huadhënësve të jashtëm në shumë 82 milionë dollarësh dhe se nuk kishte përmbushur detyrimet nga kontrata dhe prandaj as borxhet e Bankës së Kosovës nga Trepça. Fondi për Zhvillim thotë se detyrimet e veta i kishte përmbushur pjesërisht, shkruan kjo gazetë.

Gazeta Koha Ditore, 30.10.2013