Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trafiku i naftës, kompania “Ada Petrol”: Na kanë vjedhur

Shoqëria tregtare shqiptaro-turke “Ada Petrol”, ka reaguar në lidhje me deklaratën e drejtorisë së Doganave, për zbulimin e trafikut të naftës duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 4 milionë dollarësh.

Sipas kompanisë me bazë në Lezhë, “e vërteta është se datën 01 tetor 2013, nga shërbimet e rojes së kësaj shoqërie është konstatuar shkatërrim të pronës në depozitat e saj.

Janë njoftuar organet e Policisë së Shtetit, të cilat kanë ardhe në vendngjarje, duke marrë në pyetje dhe administruar të gjitha provat, lidhur me shkatrrimin e pasurisë së subjektit, duke vënë në dijeni edhe Degën e Doganës, të cilat me process-verbal kanë vërtetuar që nafta nuk ka dalë nga depot. Sqarojmë se nga ana e subjektit “Ada Petrol” është bërë kallëzim penal, për “shkatërrim të pronës së saj me dashje.

Hetimet janë në proces, për këtë rast flagrant të ”shkatrrimit të pronës me dashje”. Deklarata të tilla të pavërteta dhe disinformuese cënojnë rëndë imazhin e kësaj shoqërie e cila me fakte është dëmtuar në mënyrë qëllimshme nga element keqëbërës. Lidhur me këtë deklarat që sot, ne do ti drejtohemi organeve gjyqësore”, përfundon deklarata e kompanisë Ada Petrol.

Gazeta Shqiptarja.com, 03.10.2013