Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shqipëria rrit importin e makinave elektrike me 19%

Këtë vit Shqipëria ka ulur importin e automjeteve të përdorura dhe ka shtuar importin e automjeteve elektrike. Kjo e dhënë bëhet e ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Sipas DPSHTRR-së, në periudhën janar-tetor 2019, në Shqipëri numri i mjeteve të regjistruara për herë të parë (pra që janë importuar) ka rënë me  5,929 mjete më pak. Nga ana tjetër, ka një rritje të regjistrimit për herë të parë me me 5,209 mjete më të reja me vit prodhimi pas vitit 2009.

Lajme shumë të mira për ambientin! Ndërsa ulet numri i përgjithshëm i mjeteve të përdorura që hyjnë nga importi kemi brenda këtij numri një rritje të regjistrimit për herë të parë, me +5,209 mjete më të reja, me vit prodhimi mbi 2009 / Euro4 e lart, ose +45% më shumë mjete më të reja, çka sjell ulje direkte të moshës së flotës vendase në qarkullim! Më shumë të ardhura me më pak mjete!” shkruan DPSHTRR.

Nga ana tjetër, gjatë periudhës janar-tetor 2019, janë regjistruar 19 % mjete elektrike më shumë se në vitin 2018.

REKORD GREEN! Më pak mjete por dhe më të reja në moshë!Më pak ndotje dhe siguri më e lartë rrugore”shkruan më tej DPSHTRR që bën të ditura edhe shifrat e të ardhurave. Në periudhën janar-tetor 2019 janë arkëtuar më shumë se 53 milionë lekë vetëm nga shërbimet risi.

Në fillim të këtij viti, qeveria shqiptare miratoi një vendim që ndalonte importin e mjeteve të prodhuara para vitit 2005 dhe që nuk janë të standartit euro 4.

Projekti i parë ishte opër të ndaluar makinat e prodhuara para vitit 2009 por pas diskutimeve, qeveria shqiptare u tërhoq duke u ndalur në vitin 2005. Kjo duket se ka ndikuar në tregun e automjeteve të përdorura.

Scan,  06.11.2019