Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Në Zhulat-Picar të Gjirokastrës nis kërkimi për litium

Zonat minerare, që janë dhënë për shfrytëzim apo kërkim zbulim viteve të fundit ,kanë pasur një fokus sidomos tek kromi. Por duket se së fundmi një kompani shqiptare ka vendosur që të nisë kërkimet e saj në një zonë në Gjirokastër për metalin e litiumit.

Sipas dokumenteve zyrtare të parqitura nga kompania e cila aktualisht ka kërkuar që të ndërtojë një objekt në funksion të aktivitetit të saj thuhet se “Albanian Gold” sh.p.k synon zhvillimin e aktivitetit të kërkim – zbulimit në zonën minerare nr. 3/4 objekti “Zhulat – Picar”, njësia administrative Cepo, Bashkia Gjirokastër.

“Sipërfaqja e zonës së miratuar me urdhër nr. 441, dt.04.12.2019 është në përputhje me ligjin minerar një sipërfaqe prej 70. 449 km2 , për zonat e hapur. Sipërfaqja në të cilën kërkohet leje minerare për kërkim mineralit të Litiumit dhe Tokave të Rralla shtrihet në planshetat topografike të shkallës.1:25000 me nomenklature: plansheti K-34-13-A- c , (Harmovë), dhe K-34- 137 – C-a (Mashkullor) dhe K-34- 136 – B-D (Progonat) që kufizohet nga këto koordinata; Shoqëria “Albania Gold” kërkon që veprimtarinë e kërkim – zbulimit ta ushtrojë në territroin me sipërfaqe 1 km2” thuhet në dokument.

Kompania bën me dije se sipërfaqja ku do të kërkohet leja e kërkim – zbulimit është pothuajse e zhveshur ose me shkurre të rralla. “Theksojmë  gjithashtu së në këtë sipërfaqe nuk ka vepra arti, argjinatura dhe vepra hidroenergjitike. Zona e projektit ndodhet në Maja e Memos dhe në afërsi të majës së Gjonës, me lartësi mbi 450 m mbi nivelinedetit” nënvizon aplikimi.

Albanian Gold  sh.p.k rezulton e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në 13 korrik 2016 me një kapital 2.5 milionë lekë dhe me objekt aktiviteti kerkimin, zbulimin, studimin, projektimin, konsulencen, sipërmarrjen zbatuese dhe/ ose investimin, sipas rastit, per realizimin me fonde publike dhe / ose jopublike te minierave me karakter kerkimi, zbulimi, shfrytezimi dhe / ose administrimi public por jo vetëm. Kuotat e kompanizë zotërohen 100 për qind nga Eduard Mezuraj.

Kërkimi-zbulimi i litiumit nuk është se ka marrë ndonjë vëmendje të veçantë në sektorin minerar shqiptar. Metali i litiumit ka fituar gjithsesi popullaritet të gjerë jo vetëm për bateritë e rikarikueshme tek telefonat celularë, laptopët, kamerat dixhitale por sidomos për makinat elektrike.

Monitor,  18.08.2020