Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Minierat të mbushura me obezë

Kequshqyerja në Shqipëri i shkakton sipërmarrjes një dëm prej rreth $250 milionë në vit, vlerëson “chatamhouse”, në një raport të sapopublikuar që trajton pikërisht impaktin e kequshqyerjes te biznesi. Shqipëria është e dyta në botë ndër vendet e marra në analizë sa i përket obezitetit në punë. Rreth 20% e forcës së punës në vendin tonë vlerësohet të jetë obeze. Norma kaq e lartë është e dyta në botë, pas Egjiptit, ndër vendet e marra në analizë.

Kështu, raporti thotë se, obeziteti i heq 1.48% vlerës së shtuar që krijojnë bizneset, si rrjedhojë e performancës së dobët të punonjësve në terma prodhimi. Si dëm ekonomik kjo shifër përkthehet në rreth $230 milionë. Çuditësisht, prevalenca më e madhe, në mbi 20% është në sektorin e minierave, më pas ndjek transporti. Obeziteti është një problem më pak i vogël, rreth 15% të totalit të forcës së punës te sektori financiar dhe ai i sigurimeve.

Paradoksalisht, sektori me prevalencën më të lartë të obezitetit është ai ku edhe aktiviteti fizik është më i lartë, ndërsa ai me prevalencën më të ulët ai ku aktiviteti fizik është minimal. Diçka e tillë duket se shpjegohet me kequshqyerjen. Pavarësisht se obeziteti ka prevalencë më të madhe te sektori i minierave, dëmin më të madh e shkakton në bujqësi, ku “heq” diçka më shumë se 5% të vlerës së shtuar. Më pas ndjekin minierat si dhe arsimi me shëndetësinë, me diçka më shumë se 3% të vlerës së shtuar. Ndërkohë që obeziteti heq 1.48% të vlerës së shtuar që krijojnë bizneset, nënpesha, një tjetër rrjedhojë e kequshqyerjes, “eleminon” rreth 0.11% të vlerës së shtuar. Nënpesha e punonjësve, dëmin më të madh e shkakton në arsim e shëndetësi, si dhe në bujqësi.

Scan,  10.07.2020