Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bomba e mediave italiane: Rezart Taçi ka depozituar 362 milionë euro në Singapor

Mediat italiane shkruajnë sot për biznesmenin në kërkim Rezart Taçi.

Sipas tyre, ai ka depozituar plot 362 milionë euro në Singapor.

Shumë e madhe është depozituar në një bankë, ku ka zyrat edhe kompania Vetro Energy, me të cilën ai dështoi të merrte kompaninë shtetërore të naftës, Albpetrol.

Është mister se si e siguroi Taçi një shumë të tillë, pasi ai shpalli falimentin dhe nuk kishte as 6 milionë euro, për të paguar blerjen e klubit italian të Parmës.

Dyshohet se këto para janë marrë nga azerët si garanci nga Taçi, për privatizmin e Albpetrol, dhe më pas nuk janë kthyer më.

Madje, për këtë aferë ka raportime se u vra edhe Artan Santo, pasi kishte dalë garant për këto para, që më pas nuk i kthente dot.

Taçi u bë i njohur në kohën e qeverisjes së Berishës, pas nëpërmjet lidhjeve me familjen Berisha, arriti të bëhej një biznesmen i fuqishëm, aq sa organizonte edhe ndeshje me Milanin dhe Real Madrid, duke paguar miliona euro.

Por, pas largimit të Berishës për të nisën problemet dhe tashmë është shpallur në kërkim.

Herën e fundit që është shkruajtur për të, Taçi strehohej në Zvicër, ndërsa për momentin nuk dihen shumë gjëra.

Gazeta Tema,  29.05.2020