Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hartohet Kodi i parë i Rrjetit të Transmetimit të Gazit

Enti Rregullator i Energjisë në Shqipëri (ERE) ka miratuar Kodin e parë të Rrjetit të Transmetimit të Gazit në vend. Kjo rregullore, e para e këtij lloji, do të ofrojë terma dhe kushte standarde dhe transparente për transportimin e gazit natyror përmes rrjetit të transmetimit të Albgaz. Albgaz është Operatori i Sistemit të Transmetimit të gazit natyror në vend, njoftoi Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kodi i Rrjetit të Transmetimit të Gazit në Shqipëri, u përgatit nga Albgaz me mbështetjen e BERZH dhe përmes një kontributi të rëndësishëm nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë. Ai është pjesë e një programi më të gjerë bashkëpunimi teknik të BERZH për Albgaz me qëllim rritjen e kapaciteteve në kuadër të financimit të TAP.

BERZH është një nga financuesit kryesorë të TAP, nëpërmjet një huaje prej €500 milionë të akorduar në vitin 2018 për ndërtimin e Gazsjellësit Trans Adriatik, një projekt që do të diversifikojë ofertën e energjisë në Europën Perëndimore përmes gazit nga rajoni Kaspik.

BERZH ka ndërmarrë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tregut të gazit në Shqipëri duke mbështetur githashtu zhvillimin e projekteve të tjera të rëndësishme për infrastrukturën e gazit natyror në vend.

Monitor, 12.05.2020