Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albpetrol ndërpret nxjerrjen e naftës, Balluku: Depozitat janë plot

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku njoftoi se Shqipëria ka ndërprerë nxjerrjen e naftës për shkak të goditjes që ka pësuar ky sektor nga koronavirusi. Nga foltorja e Kuvendit, ministrja tha se Albetrol ndodhet në një situatë shumë të vështirë pasi çmimi ka arritur në nivelin më të ulët shpesh herë edhe negativ. Përballë situatës kur depozitat janë të mbushura, ministria ka vendosur që puset të mos jenë më operative, pra duke ndërprerë nxjerrjen e naftës.

Vendimi i qeverisë për dhënien e pagës për të gjithë punonjësit e rafinerisë tani është realizuar, 790 punonjës kanë marrë pagën e akorduar dhe këtë e kemi sistemuar. Një cështje tjetër që ka të bëjë me naftën, më të goditur është edhe situata e Albetrol, e gjendur në një situata shumë të vështirë pasi çmimi ka arritur në nivelin më të ulët shpesh herë edhe negativ, kemi qenë të detyruar që për shkak të depozitave të mbushura puset të mos jenë më operative. Ndërkohë që është pezulluar deri në një vendim të dytë procesi i ristrukturimit” tha ministrja.

Sa i përket riatdhesimeve, ajo tha se deri tani janë sjellë 2350 qytetarë, ndërsa deri në në 5-6 maj ky numër pritet që të shkojë në 3200.

Shqiptarja.com  30.04.2020