Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Ari i Zi”, si të pasurohesh në kohë pandemie

Duke analizuar historikun e dy javëve të fundit, vihet re se fitimi i kompanive të cilat kanë potënciale të konsiderushme lidhur me depozitimin, kanë realizuar një bonus kolosal fitimi qe vështirë se mund të përsëritet dy herë në histori

Agim Bejtja, “Illyria”

Edhe pse konsumi i karburanteve në mbare botën tashmë ka pësuar një ulje drastike, çmimi i karburantit të përpunuar mbetet pothuajse në nivele të njëjta krahasuar me periudhën e parapendemisë. Mos ndoshta strategjia e luftërave për këtë pasuri të pashtershme ka marrë forma laboratorike të cilat përforcojnë teoritë e vendosjes së një rendi të ri botëror ku të pasurit fuqizohen dhe të varfërit varfërohen edh me shumë…?

“‘Ari i Zi’” ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes nisuar nga rëndësia jetike dhe normalisht edhe nga fitimet kolosale prej përdorimit të tij. Madje, historia tregon se edhe luftrat me qëllim zotërimin e kësaj pasurie kanë qenë pjesë e jëtës së njerëzimit. Nisur nga fakti se sasia e nxjerrjes së naftës bruto ka një nivel minimal përllogaritur në fuçi, ndërkohë që konumi arriti pikun minimal në histori, ka bërë që mundësia e depozitimit nga kompanitë prodhuese të jetë kritike. Kjo dukuri çoi në humbje kompanitë prodhuese të cilat filluan të stimulonin blerësit më pagëse shoqëruar për cdo fuçi.

Piku kritik arriti pikërisht në datën 20 të këtij muaji ku bursat treguan se për çdo fuçi me naftë bruto, prodhuesi stimulonte blerësin me 37,63 usd. Por fill pas kësaj ‘çmendurie’ qe pllakosi tregun ndërkombëtar, shumë shtete përfshirë edhe Shqipërinë, filluan të lehtësojnë masat e izolimit ndaj Covid-19 duke rihapur edhe shumë biznese, perkthyer ndryshe, konsumi i karburantit filloi të rritej.

Të premten, tregu i ‘Arit të Zi’ e listoi çmimin e një fuçie në 16.94 usd, çmim qe nuk mbulon as koston, por gjithsesi i dha pak frymëmarrje vendeve anëtare të OPEC.

Duke analizuar historikun e dy javëve të fundit, vihet re se fitimi i kompanive të cilat kanë potënciale të konsiderushme lidhur me depozitimin, kanë realizuar një bonus kolosal fitimi qe vështirë se mund të përsëritet dy herë në histori.

Tregu vendës dhe ai ndërkombëtar

Kështu, brënda një afati kohor prej 2 muajsh, në tregun amerikan kemi rënie te çmimit të benzinës (karburanti bazë i përdorur në masë) jo më shumë se 23 për qind. Ndërkohë në Shqipëri, ulja e çmimit është reflektuar deri në nivelin e 11 per qind, ndryshe nga vendet e tjera ballkanike si Bosnja, Mali i Zi apo Maqedonia ku kurba e rënies së çmimit të karburantit është shënuar thuajse në të njëjtat nivele me ato të tregut amerikan. Aktualisht, një litër benzinë në USA, sot tregtohet me vetëm 0.58 usd. Ndërkohë në Shqipëri, çmimi ka arritur në rreth 1.40 usd/litër nga 1.60 usd/litër qe ishte në fillim të muajit mars. Një rënie e lehtë e çmimit të karburanteve është vënë re edhe ne Europe por krahasuar me luhatjen e bursave, eshte thuajse e papërfillshme.

Rezervat dhe justifikimi i çmimeve

Shumë kompani importi dhe shitje në tregun tonë, arsyetohen me faktin se rezervat e karburantit që atokanë janë të mëdha dhe arrijnë deri në 3 muaj. Por deklaratave të tyre i mungon citimi informues nese gjatë kësaj periudhe është importuar apo jo më karburant. Nëse rezervat e karburantit nga kompanitë lider në tregun tonë përllogarisin një afat 3 mujor, atëher ky nivel depozitimi duhet të jetë stabël cka tregon se edhe në këtë periudhë pikiate të çmimit, ka patur blerje nga grosistët. Gjithsesi duket se konsumatori final është ai që vuan pasojat e një pandemie në jetën ekonomike, ndërkohë që ata që shfrytëzojnë luhatjet e tregjeve përfitojnë duke e berë konsumatorin një viktimë të dyfishtë ekonomikisht…

Gazeta tema,  28.04.2020