Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Naftëtarët e Ballshit në protestë: Nuk kemi përfituar pagën e luftës

Naftëtarët e uzinës së Ballshit kanë dalë sot në Fier për të protestuar pasi nuk kanë përfituar pagën e luftës.

Ata kanë sfiduar edhe masën e kufizimit të lëvizjes por pretendojnë se janë lënë jashtë dy paketave të ndihmës ekonomike të qeverisë.

Disa prej tyre sot gjenden në një rrugë të Fierit duke protestuar teksa edhe në mars ata u futën në grevë për shkak se nuk kishin marrë pagat ndërkohë që uzina kishte ndërruar aksioner.

Njëri prej naftëtarëve, pjesë e grevës së urisë, ka deklaruar se protestat nuk do të ndalen, madje nuk hedh poshtë mundësinë e rinisjes së grevës së urisë.

“Jemi, mbledhur se ne nuk na kanë trajtuar me ndihmë. As nuk na kanë futur në pagën e luftës. I paguajmë shtetit 3-3.5 milion lekë në vit. Në nuk kemi dalë nga unë për faj të koronës por ne për faj të koronës po qëndrojmë në shtëpi. Faji ynë është që ne jemi pa punë? Ne kërkojmë të përfshihemi në pagën e luftës sepse i paguajmë shtetit. Kërkojmë të na thonë se çfarë do bëjnë me uzinën, duhet të na thonë. Nuk kërkojmë mëshirë, jemi qytetarë shqiptarë dhe kërkojmë të drejtën tonë”.

“Na kanë hedhur si qentë rrugës. I lutemi kryeministrit, Z, Ruci, ministrit të financave, që ta shohin problemin tonë. Kemi mbetur në udhëkryq, ne prapë do futemi në grevë urie, mos të tallen me bukën e fëmijëve tanë”.

“Po të hapësh borderotë tona, kemi paguar 3-3.5 milion lekë shtetit në vit. Ne jemi taksapaguesit më të mëdhenj, më të mëdhenj edhe se biznesi i vogël, duhet të na përfshijnë në pagën e luftës”.

Janë rreth 800 naftëtarë të cilët që prej daljes nga greva e urisë nuk kanë marrë asnjë pagese, dhe as përgjigje për vazhdimësinë e punës në këtë uzinë.

Syri.net  21.04.2020