Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta dhe bursa rriten

Çmimet e naftës dhe aksionet në bursa u rimëkëmbën të martën, pas rënies së tyre historike një ditë më parë, pasi investitorët presin që politikëbërësit të fillojnë masa të reja stimuluese për të zbutur goditjen ekonomike nga shpërthimi global i koronavirusit, shkruan Financial Times.

Trgesuesi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar, Brent, u rimëkëmb me 7.9 përqind në 37.08 dollarë për fuçi të martën ndërsa treguesi amerikan West Texas Intermediate u rrit 7.5 përqind në 33,45 $. Gjatë ditës së hënë, nafta ra me rreth 30%, duke shënuar tkurrjen më të lartë ditore që nga lufta e Gjirit të 1991.

Kontratat e të ardhmes së S&P 500 u rritën me 3.3 përqind, kur filloi tregtimi më vonë gjatë ditës, duke rikuperuar një pjesë të rënies prej 7.6 përqind të indeksit të hënën – rënia e tij më e madhe një-ditore që nga kriza globale financiare.

Në Kinë, indeksi i aksioneve CSI 300 e mbylli 2.1 përqind më lart pasi Presidenti Xi Jinping bëri vizitën e tij të parë në Wuhan, qyteti nga i cili shpërtheu virusi, në një sinjal se partia komuniste besonte se kishte sjellë epideminë nën kontroll.

Tregjet u qetësuan edhe pas një premtimi nga Presidenti Donald Trump për një paketë “të madhe” të ndihmës ekonomike për të zvogëluar ndikimin negativ nga shpërthimi Covid-19, përfshirë një ulje të mundshme të taksës së pagave.

Tregjet e tjera të kapitalit aziatik shënuan përmirësim më të lartë në tregtimet e pasdites. Indeksi i aksioneve të S&P / ASX të Australisë 200 e mbylli 3.1 përqind më lart, ndërsa Hang Seng i Hong Kongut u rrit 1.8 përqind.

Ken Cheung, shefi i strategjisë aziatike FX në Mizuho, ​​tha se vizita e Z. Xi në Wuhan kishte pasur ndikim të bujshëm në bujshme tregje, po ashtu si premtimi i zotit Trump për masa stimuluese. Por ai paralajmëroi se rimëkëmbja në tregje “mund të jetë afatshkurtër ” nëse qeveritë nuk do t’i zbatojnë premtimet e tyre.

Analistët ishin skeptikë nëse Brent mund të vazhdonte të rritej të martën duke pasur parasysh planin e Arabisë Saudite për të rritur prodhimin e naftës. Citigroup tha se standardi global “duket sikur do të bjerë nën 30 dollarë për fuçi, pa fund të qartë për një gamë të re çmimesh”.

Monitor,  12.03.2020