Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Naftëtarët e Ballshit paralajmërojnë sërish grevë urie

Naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e nënstacionit të Pompimit në Poçem kanë paralajmëruar se do t’i rikthehen sërish grevave të protestave, kjo pasi ata pretendojnë se nuk kanë marrë tre pagat, ashtu sikurse u premtua pak ditë më parë.

Naftëtarët e Ballshit janë shprehur se vetëm 17% e punonjësve kanë marrë pagat e premtuara, ndërkohë që pjesa tjetër jo. Në rafinerinë e Ballshit punojnë më shumë se 800 persona të cilët thonë se janë mashtruar.

Nga ana tjetër edhe punonjësit e Poçemit, thonë se pagat i ishin premtuar të kalonin ditën e premte, por nëse nuk do të kalojnë brenda 5 ditëve paralajmërojnë një grevë të dytë urie, kjo edhe në varësi të gjendjes shëndetësore pas ngujimit prej 15 ditësh.

Shqiptarja.com  02.03.2020