Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kriza klimatike: Në Antarktidë shkriu 1/4 e dëborës në vetëm 9 ditë

Një valë nëntë-ditore nxehtësie rrënoi majën veriore të Antarktidës në fillim të këtij muaji. Imazhet e reja të NASA zbulojnë se gati një e katërta e mbulesës së dëborës së një ishulli Antarktik u shkri, një simptomë gjithnjë e më e zakonshme e krizës klimatike.

Imazhet tregojnë ishullin Eagle në gadishullin verilindor të kontinentit të akullt në fillimin dhe fundin e valës së nxehtë të Antarktikut të këtij muaji. Deri në fund të ngjarjes nëntë ditore të nxehtësisë, një pjesë e madhe e tokës nën kapakun e akullit të ishullit u ekspozua, dhe në sipërfaqen e saj u hapën pishina me ujë të shkrirë.

Antarktida përjetoi ditën e saj të nxehtë në rekord në fillim të këtij muaji, duke arritur kulmin në 64.9 gradë Fahrenheit. Los Angeles mati të njëjtën temperaturë atë ditë, tha NASA.

Në pak më shumë se një javë, 20% e dëborës në Eagle Island u shkri, tha Observatori i Tokës i NASA-s.

Shkencëtari i klimës, Xavier Fettweis realizoi matjet e duhura për sasinë e ujit të shkrirë që arriti në oqean nga gadishulli i Antarktidës. Vala e nxehtësisë ishte kontribuesi më i lartë në rritjen e nivelit të detit këtë verë, tha ai.

CNN

Perkth. Scan, 25.02.2020