Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kush konsumon në formë të paligjshme do paguajë kilovatët

Kushdo që vjedh energjinë elektrike do të penalizohet me ‘gjobë kilovatësh”, që nënkupton  konvertimin e sasisë së konsumuar në formë të paligjshme, në lekë.  Gjithçka parashikohet në rregulloren e re të Entit Rregullator të Energjisë për llogaritjen dhe vendosjen e  dëmit ekonomik të shkaktuar nga ndërhyrjet e paligjshme në sistemin e matjes së energjisë elektrike, që tashmë ka hyrë në fuqi. Paralelisht, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka nisur organizimin e funksioneve dhe ndarjen e  detyrave për kontrollet në terren.

Ndërkaq, sa I takon çmimit me të cilin do të përllogaritet sasia e vjedhur e energjisë, rregullorja përcakton se çmimi i energjisë elektrike, i cili do të shërbejë për përllogaritjen e kundravleftës të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, do të përcaktohet mbi bazën çmimit mesatar të ponderuar të energjisë elektrike për njësi kwh,të blerë për mbulimin e humbjeve në periudhën që do të faturohet dëmi ekonomik, kostot e transmetimit dhe kostot e rrjetit në të cilin është kyçur përdoruesi për secilën kategori të tij.

OSSH do të lëshojë fatura për dëmin ekonomik të shkaktuar, ndërkohë që çdo përdorues i rrjetit ka të drejtën e ankimit në OSSH apo pranë ERE-së, në rast se kundërshton faturën e demit ekonomik të vendosur nga OSSH, ose pretendon se OSSH nuk ka ndjekur dhe zbatuar rregulloren.  Ankesa duhet të trajtohet brenda 7 ditësh nga paraqitja e saj.

Scan,  15.02.2020