Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ish-juristi i OSHEE zbërthen çështjen CEZ

Ish-juristi i OSHEE Romeo Kara ka reaguar pasmbylljes së hetimeve për cështjen CEZ. Kara ka bërë disa postime të gjatë faqen e tij në Facebook duke treguar atë që ka dëshmuar në lidhje me këtë cështje dhe provat sipas tij, por ngre edhe një dyzinë pyetjesh për prokurorët lidhur me hetimet që kanë kryer.

Në këtë cështje, ku implikon Sali Berishën, ish-juristi i OSHEE pyet se përse prokuroria nuk ka verifikuar tabulatet e bisedimeve telefonike te ish kryeministrit. Ai thotë se kjo dosje duhet kthyer per plotesim hetimi.

Ndër të tjera Karaj shkruan:

Te nderuar miq,

Duke qene se, per momentin nuk kemi mjet tjeter pervec fjales dhe thenies se te vertetes, une po ju ofroj te plote objeksionet e mia qe ia paraqita dje Gjykates Penale te Shkalles se Pare Tirane lidhur me ceshtjen e privatizimit te OSSH-se.

Meqe kapaciteti i FB eshte i kufizuar per materiale te gjata, une po e ofroj kete material te ndare ne disa statuse.

Ju lutem qe te kini durimin per t’a lexuar te gjithe objeksionin tim dhe pastaj te beni nje vleresim te asaj cfare ka ndodhur dhe te vendimit te Gjykates per pushimin e ceshtjes.

Nese e shikoni te arsyeshme mund t’a beni edhe share materialin.

Pjesa e pare

Tirane me 24.01.2020

Lenda: Kundershtime rreth vendimit te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per pushimin e ceshtjes penale 7340/2017 me kallezues Romeo Kara dhe Kuvendin e Shqiperise dhe te kallezuar:

1. Sali Berisha, ish kryeminister i Republikes se Shqiperise;
2. Nuel Kalaj, sekser;
3. Genc Ruli, ish minister i ekonomise, Tregtise dhe Energjise dhe Kryetar i Komitetit te Konsulences dhe Transparences prane METE-s;
4. Mimoza Vokshi, anetare e Grupit te Negociimit dhe ish drejtore ne METE;
5. Suzana Guxholli, ish keshilltare e Kryeministrit Berisha;
6. Neritan Alibali, ish z/minister i METE-s dhe Kryetar i Grupit te Negociimit me CEZ-in si dhe kryetar i Komisionit te Vleresimit te Ofertave;
7. Alfred Rushaj, ish z/minister i financave dhe anetar i grupit te negociimit me CEZ-in;
8. Fatjon Tugu, anetar i grupit te negociimit me CEZ-in dhe anetar i komisionit te vleresimit te ofertave;
9. Sherefedin Shehu, anetar i grupit te negociimit me CEZ-in;
10. Asllan Sherra, anetar i grupit te negociimit me CEZ-in;
11. Viktor Gumi, anetar i grupit te negociimit me CEZ-in;
12. Miran Kopani, anetar i grupit te negociimit me CEZ-in;
13. Bujar Nepravishta, anetar i grupit te negociimit me CEZ-in;
14. Durim Kraja, ish sekretar i pergjithshem i METE-s dhe anetar i grupit te negociimit me CEZ-in;
15. Engjell Qorlaze, anetar i komisionit te vleresimit te ofertave;
16. Vasil Pano, anetar i komisionit te vleresimit te ofertave.

Objekti i kallezimit: Kallezim per veprat penale te “Shperdorirnit te detyres”, “Shkelje te barazise se pjesemarresve ne tendera apo ankande publike”, “Mashtrimit”, “Ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”, “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”, vepra penale te parashikuara nga nenet 143, 245/1, 248, 258 dhe 287 te Kodit Penal.

BAZA LIGJORE: Kodi i Procedures Penale te Republikes se Shqiperise.

Drejtuar: z.Lazer Sallaku, Gjyqtar prane Gjykates Penale te Shkalles se Pare te Rethit Gjyqesor Tirane.

I nderuar z.Gjyqtar,
Sic eshte bere edhe publike, une pergjate kryerjes se detyres sime si ekspert ligjor i OSHEE-se, kam konstatuar ne shkresa, e-maile dhe dokumenta zyrtare, mjaft fakte dhe prova, qe me shtyne te investigoj procesin shume te perfolur te privatizimit te OSSH-se ne vitet 2008-2009.
Pergjate nje investigimi disa mujor, une kam konstatuar se, lidhur me proceduren ne fjale, nuk ka pasur nje dosje te plote te ruajtur sipas normave dhe ligjeve ne ministrine perkatese, dhe per kete arsye une kam mbledhur dokumenta neper te gjithe sektorin energjetik, ministri dhe kryeministri, duke krijuar per here te pare nje pazell pothuaj te plote, te asaj se cfare ka ndodhur lidhur me kete proces privatizimi.

Une gjithashtu kam kryer biseda verifikuese dhe rikonfirmuese me mjaft persona, te cilet kane punuar dhe vazhdojne te punojne prane ketij sektori, duke krijuar bindjen e plote se, ajo cfare une kam konstatuar dhe nxjerre si perfundim, eshte e sakte, e plote dhe e pakundershtueshme.
Per here te pare, Prokuroria e Tiranes, tentoi ta pushoje kete ceshtje, sapo ajo e mori ne dorezim kete dosje disa mijera faqe, pothuaj vetem pas tete ditesh, ne shtator 2017.
Une si kallezuesi i pare lidhur me kete ceshtje, nuk jam njoftuar dhe kam marre dijeni vetem nga media pas rreth dy muajsh.
E kam rivendosur te drejten time te ankimimit ne afat, dhe dihet qe, nga ana juaj u pranua kerkesa ime dhe e Kuvendit te Shqiperise, per t’a kthyer kete dosje per plotesim hetimi nga ana e prokurorise.
Per me teper se dy vjet, as nga ana e prokurorise dhe as nga ana e gjykates, une nuk jam njoftuar asnjehere, lidhur me seancat te zhvilluara per kete ceshtje.
Po keshtu edhe me kerkesen e radhes se prokurorise per pushimin e ceshtjes, une jam njoftuar vetem nga media.
Duke u konsultuar me dosjen e plote si dhe fashikujt shtese te prokurorise, une konstatoj se prokuroria ka deshtuar qe t’a trajtoje kete ceshtje sipas rubrikave te saj, si dhe ka anashkaluar pa dhene asnje justifikim fakte shume te rendesishme, qe kane te bejne me kete ceshtje, te cilat une po ia referoj ne menyre te permbledhur gjykates si me poshte:

Po e nis referimin tim duke rikujtuar disa evidenca te reja te ofruara nga une, komisionit hetimor parlamentar dhe Prokurorise se Pergjithshme.

Evidenca e pare eshte ajo qe me eshte ofruar nga Beg Rizaj dhe te cilen une ia ofrova komisionit hetimor parlamentar si dhe prokurorise se pergjithshme, ofrn si informacion se:
1. Ne fund te vitit 2004, Hamza Merxhani me banim ne Prage dhe pjese e CEZ-Group ka tentuar te fillonte tratativat me qeverine Nano per te privatizuar OSSH-ne, por ka rezultuar pa sukses.
2. Ne vitin 2006 me ndryshimin e qeverise, Hamza Merxhani fton Nuel Kalaj nga Prizreni, por me nenshtetesi franceze dhe me banim ne Lion prej 45 vjetesh, per te lobuar me qeverine shqiptare.
3. Ne vjeshten e vitit 2006, sipas vete Nuelit, ai per nje muaj ka kontaktuar mbi 100 here me kryeministrin e asaj kohe Sali Berisha, i cili pasi e degjoi propozimin e tij, ia delegoi kete ceshtje ministrit Ruli.
4. Ne takimin e pare me ministrin Ruli, Nuel Kalaj i ka deklaruar atij se: “nuk kam ardhur ketu te me shikoni nga kepucet, por te diskutojme mundesine e privatizimit te OSSH-se nga CEz-Group sipas rekomandimit te kryeministrit”.
5. Me pas Nuel Kalaj ka kerkuar ballafaqim te tij me ministrin Ruli ne prani te kryeministrit Berisha, kjo pasi ministri Ruli kishte filluar tratativat me kompanine ENEL ENERGJIA.
6. Pas konfirmimit nga ish kryeministri Sali Berisha per privatizimin e OSSH-se nga CEZ-Group, Nuel Kalaj nenshkruan nje kontrate, me CEZ-Group per “Success fee” ne masen 3% te vleres totale te shitjes.
7. Ne vitin 2010 rezultonte nga verifikimet e gjendjes se llogarise personale se Nuel Kalaj ne Raiffeisen Bank se, ai kishte 3.6 milione euro.
8. Keto para u transferuan ne nje destinacion tjeter ne 2011.
9. Dukie patur marredhenie shume te mira me kryeministrin Berisha, Nuel Kalaj krijoi disa firma private sherbimi, ku ofronte sherbime te ndryshme per CEZ-Albania.
10. Nga viti 2006 e deri me tani esshte mik personal i ish kryeministrit Berisha.
11. Me date 31.03.2010, Nuel Kalaj behet aksioner me 49% te shoqerise Antika 04 shpk sot pjese e HAM GROUP me numer nipti K415120191 date 28.02.2012.
12. Me date 08.02.2013, ai eshte larguar si ortak nga kjo shoqeri.
13. Nuel Kalaj njihet si Kalores i Urdherit te Maltes per Kosoven.
14. Aktualisht jeton ne Prizren dhe merret me agrobiznes.
15. Zoteron nje apartament tek Zogu i Zi ne Tirane.
16. Gruaja e tij e dyte eshte me origjine nga Erseka dhe me te ai ka dy femije.
17. Shfaqqet qarte ne nje foto me ish ministrin Ruli.
18. Ne nje foto tjeter shqafet me Hamza Merxhanin dhe nje ish deputet dhe drejtues i CEZ-Shperndarje te Rajonit Fier, Albert Faruku.
19. Ne nje foto tjeter shfaqet ai, i vellai i tij Mikeli, Hamza Merxhani dhe nje person i forcave speciale qe e shoqeronte.

Ne vleresimin tim, ky informacion duket si i marre nga nje sherbim inteligjent.
Interesant eshte fakti se pas verifikimeve qe ka bere komisioni hetimor parlamentar Balla, i verifikua si e vertete se, Nuel Kalaj kishte pasur te depozituara disa milione euro ne Raiffeisen Bank te ardhura nga CEZ-Group. Shuma qe iu verifikua nga komisioni Balla ishte pothuaj dyfish me e larte se sa ishte ofruar nga ky informacion.
Ky informacion ka nje vlere te pamohueshme se, u mor seriozisht nga komisioni Balla dhe ne verifikim te tij, duke u pasur si pikenisje, ky komision arriti te beje gjetjen me te madhe te tij, qe jane parate e derdhura nga CEZ-Group per Nuel Kalaj per Success Fee, lidhur me privatizimin e OSSH-se prej CEZ-Group.
Pra, ky informacion i ofruar nga une, te cilin ma ofroi patrioti Beg Rizaj ne fillimvitin 2015, rezulton qe eshte mese serioz dhe i sakte.

Pyetja ime eshte: perse prokuroria nuk ka verifikuar tabulatet e bisedimeve telefonike te ish kryeministrit Berisha, per te verifikuar si te vertete kete pretendim te ofruar nga ky informacion?
Perse prokuroria nuk perdori forma te tjera operative te hetimit?

Cili ishte aktiviteti i Nuel Kalajt perpara ketij procesi provatizimi?
Cili eshte aktiviteti i tij pas ketij procesi?

Per cfare arsye ai paguhet me miliona euro si success fee biles fillimisht ne te njejten shifer 3% te vleres se privatizimit aq sa i eshte ofruar edhe kompanise konsulente IFC?

A jane te verteta takimet e Nuel Kalajt me ish ministrin Ruli?
Per cfare arsye dhe cili person i ka siguar mbrojtje te vecante te mbuluar nga forcat speciale Nule Kalajt?

Perse Nuel Kalaj u be aksioner tek Antika 04 ne vitin 2010 dhe u largua ne 2013? A ka lidhje kjo periudhe me kohen e aktivitetit te CEZ-it ketu si dhe me qenien ne pushtet te Sali Berishes?

Keto jane pyetjet qe kane kane marre pergjigje nga prokuroria.

Evidenca 02.
E-maili i dates 7 Shtator, ora 1 :51 i vitit 2009 i nisur nga Nuel Kalaj ne drejtim te Martin Roman, Drejtor i CEZ-Group. E-maili eshte me subjekt: Zhvillimet ne OSSH, dhe nisur nga adresa: [email protected] (E-02)

Ne paragrafin e peste te ketij e-maili thuhet:” … duke folur sinqerisht, mua personalisht me vjen keq te shoh se, pas nje pune kater vjecare per CEZ-in, duke luftuar qe, nje kompani serioze dhe e sukseshme si CEZ-i, te futet ne sektorin energjetik ne Shqiperi, probleme te ngjashme, do te shkaterrojne frutin e nje pune te madhe, qe une dhe z.Petran, kemi bere per muaj e muaj dhe negocime pas negocimesh, per te arritur nje privatizim te suksesshem te OSSH-se”.

Evidenca 03
Me daten 11 Maj 2010 ne oren 9: 10, Nuel Kalaj i ka derguar nje e-mail Tomas Pleskash,
zv.drejtor i CEZ-Group. Subjekti i e-mailit eshte:”Kosova”. Midis te tjerave ne perrnbajtje te ketij e-maili kemi prononcimin e Nuel Kalaj si me poshte: … “paraprakisht ju kam informuar se marreveshja me ERE-n do te jete nenshkruar shume shpejt, sidoqofte, ne kete moment Qeveria e Shqiperise po negocion per te marre hua, dhe …”. (E-03)

Evidenca 04
Ne daten 15 Maj 2010 ne oren 12:05, Nuel Kalaj i ka derguar nje e-mail Jozef Hejsekut, me subjekt: Report. Ne piken 6, faqe dy te ketij e-maili, Nuel Kalaj shprehet se: “z.Hejsek nuk e ka kuptuar se une nuk mund te bashkepunoj me njerez te cilet jane teresisht te implikuar ne korrupsion dhe qe japin informacione te rreme ne lidhje me situaten”… Po keshtu, ai paralajrneron Hejsekun se:” une do ta coj deri ne fund ate cfare kam nisur. Une do te informoj drejtorin e pergjithshem te CEZ-it, z.Martin Roman, kryeministrin e Shqiperise, si dhe palet e interesuara”. Ai e mbyll kete e-mail te gjate prej rreth 6 faqesh me nje paralajmerirn per Jozef Hejsekun:” Mos u surprizoni z.Hejsek nese neser ju do te perballeni me gjykaten dhe te shpalleni person non grata ne territorin e Shqiperise. Fillimisht une do t’ia dergoj kete raport z.Merxhani. Pasi z.Merxhani te jete informuar per situaten do te komunikohet me z.Hejsek, Martin Roman dhe institucionet shqiptare. Ne kete raport jane vetem nje pjese e vogel e situates, sepse nese ne do te fillojrne nje investigim, ai do te trondise si termet kompanine”. (E-04)

Evidenca 05
Ne daten 28 janar 2010, ora 12:40, Jozef Hejsek i dergon nje e-mail Tomas Pleskash ku nder te tjera i thote:..”me Nuelin sapo mbarova negociatat e tjera. I shpjegova ne detaje se cfare ne kerkojme. Takimi me te birin, sipas Nuelit, eshte shtyre per neser pas ardhjes se PM. (Shenim i perkthimit: PM eshte shkurtim per Kryeministrin.) Mbreme kam shtrenguar duart me Kryeministrin ne takimin me investitoret. Ai tha se eshte i kenaqur qe do te te takoje neser. Cfare duhet te presim nga Kryeministri. Sipas Nuelit rezultatet ne menyre te sigurt do te jene pozitivie dhe 90% konkrete. Ai me siguroi se per Kryeministrin po punon nje komision nderministror, i cili ne menyre te specializuar po trajton problematiken tone. (Mund tju konfirmoj qe kam folur me disa anetare te komisionit qe po merren me kete marreveshje)”(E – 05).

Evidenca 06
Me daten 17 Nentor 2011, ora 3:37 Jozef Hejsek i ka nisur Nuel Kalajt nje e-mail me subjekt: Banka Boterore- Njoftimi i ngjarjes- Hejsek shkruan:”Kete mbremje kemi qene keshilluar se sot eshte dita e duhur per te dorezuar njoftimin tone per rastin e garancise te pjesshme te riskut, duke reflektuar vendimin e ERE-s lidhur me studimin
e borxhit te keq te Deloittes … “. (E-06).

– A jane keto e-maile reale dhe te pamanipuluara? Si shpjegohet qe, per privatizimin e OSSH-se nga CEZ-i, paskan punuar se bashku paraprakisht, qe prej vitit 2005, Nuel Kalaj dhe ceku Petran, i cili ka qene me pas perfaqesues i CEZ-it ne procesin e negocimit OSSH-CEZ?
– A eshte parapergatitur kjo procedure nga nje bashkepunim shqiptaro-cek qe prej vitit 2005?
– Kush e mandatoi Nuel Kalajn per te bere kete pune kater vjecare per futjen e CEZ-it ne Shqiperi?
– Nese Nuel Kalaj dhe ceku Petran, realisht kane punuar per kete qellim, a flet ky fakt per nje kompromentim te te gjithe procesit te privatizimit te OSSH-se, qe pretendohet se eshte bere me nje tender te hapur nderkombetar ne vitin 2008?
– Cfare hetimi eshte bere lidhur persa me siper?
– Si eshte siguruar prokuroria e Tiranes se ky e-mail nuk shpreh realitetin dhe se kjo procedure prokurimi ka qene e rregullt?
– A u pyet Nuel Kalaj? Pergjigja eshte jo. A duhet te mjaftohemi ne me mosarritjen e pyetjes se tij, nderkohe qe e gjithe ceshtja eshte pothuaj e zbardhur ne te gjitha aspektet?
– A u pyeten ish-drejtuesit e CEZ-it te cileve ju eshte derguar ky e-mail? Perseri jo, por kjo nuk do te thote se mospyetja e krimineleve dhe abuzuesve do te mbaje peng kete ceshtje penale.
– Perse qenka kaq e veshtire per t’u gjendur Nuel Kalaj, te cilin une personalisht e kam denoncuar neper rrjetet sociale, per veprimtarine e tij te hapur publike, ne favor te nje partie politike ne Kosove?
– A jane marre parasysh deklaratat publike te Nuel Kalajt ne fillim te vitit 2017, ku ai deri diku ka pranuar konsumimin e vepres penale te pastrimit te parave dhe mosdeklarimit te tyre ne kufi?
– A jane bere investigime te plota lidhur me 6,8 milione euro qe kane hyre dhe kane dale nga llogaria e Nule Kalajt nga janari i vitit 2008 deri ne qershor te vitit 2009?
– Cfare mendon prokuroria rreth ketyre transaksioneve te pazakonta bankare?
– Perpara komisionit hetimor parlamentar, nje nga nenpunesit e pastrimit te parave qe ka qene ne detyre ne ate kohe, e pranoi publikisht se terheqja e ketyre parave ishte e paregullt. Si mendon prokuroria se kjo gje mund te kaloje ne heshtje?
– A ka bere prokuroria nje harte te mundshme te qarkullimit te parave te perfolura lidhur me kete ceshtje?
– Ku i ka cuar parate Nuel Kalaj?
– Kush fshihet pas tij?
– Perse nuk u ndoq deri ne fund nepermjet hetimeve te hollesishme duke perfshire banken dhe drejtorine e pastrimit te parave lidhur persa me siper?
– Cfare profili ka krijuar prokuroria lidhur me personin e Nuel Kalajt?
– Cili eshte arsimimi i tij?
– Cila eshte veprimtaria e tij perpara privatizinit te OSSH-se?
– Perse u perzgjodh ky person per t’i ofruar keto sherbime CEZ-it?
– Ky person pretendohet se eshte zgjedhur nga CEZ-i. Perse ky person vepron dhe prononcohet si nje garant dhe ndermjetes midis CEZ-it dhe autoriteteve shqiptare?
– Cilat kane qene lidhjet e tij me ERE-n?
– Kane qene lidhje direkte, apo indirekte, nepermjet ministrit te linjes apo kreut te qeverise?
– Cilet jane njerezit teresisht te korruptuar te cilet permend Nuel Kalaj ne evidencen 04?
– A eshte pyetur ish kryeministri i Shqiperise, lidhur me ate qe deklaron Nule Kalaj ne kete e-mail, se ai do te informoje kryeministrin e Shqiperise?
– Cilat jane lidhjet e ketij personi me ish kryeministrin e Shqiperise?
– Perse ky person shprehet kaq konfident lidhur me ish kryeministrin e Shqiperise, aq sa ai e di se, per ish kryeministrin po punonte nje komision nderministror?
– Perse pala ceke nuk e ve asnjehere ne diskutimbesueshmerine e ketij personi kur ai shprehet per kryeministrin e Shqiperise, por perkundrazi i transmetojne theniet e tij me shume seriozitet dhe si te besueshme?
– Cfare dinte Nuel Kalaj per veprimtarine e Jozef Hejsekut, qe e justifikonte ate per te thene: se ju do te perballeni me gjykaten dhe do te shpalleni person non-grata ne territorin e Shqiperise?
– Cili ishte termeti qe do te trondiste kompanine, sipas Nuel Kalajt?
– Cfare negociatash ka bere Jozef Hejsek me Nuel Kalajn ne janar 2010 sipas evidences 05?
– Ke perfaqesonte Nuel Kalaj ne keto negociata?
– A ka bere verifikime prokuroria nese aktiviteti i kryeministrit te Shqiperise eshte ai qe pershkruhet ne evidencen 05?
– Sipas asaj qe une kam mesuar nepermjet shtypit dhe pikerisht gazetes Tema, e cila ka bere nje pershkrim te sakte te aktivitetit te kryeministrit shqiptar ne ate periudhe, duke rikonfirmuar vertetesine e asaj cfare thuhet ne kete prove, eshte e pamundur per te mos e konsideruar te vertete edhe kete pjese te rolit te Nuel Kalajt si negociator ne emer te nje apo dy paleve, apo ndermjetes midis tyre, a perben shkelje penale qe interesat e shtetit shqiptar dhe vullneti i tij te kanalizohet kaq hapur nepermjet nje personi qe nuk eshte as i zgjedhur dhe as i emeruar zyrtarisht? A nuk eshte veprimtaria e tij, nje shkelje e hapur e ligjeve ne kete rast dhe pikerisht e ushtrimit te ndikimit te paligjshem?

– A e keni marre ne pyetje gazetarin e gazetes Tema qe e ka cekur hollesishem kete rast ne fillimvitin 2017, duke treguar se sa sakte perputheshin theniet e Jozef Hejsekut me realitetin dhe axhenden e ishkryeministrit Berisha?

– Ne kete e-mail jane perfshire direkt dhe indirekt te pakten pese persona: Jozef Hejsek, Tomas Pleskash, Nuel Kalaj, Sali Berisha dhe Shkelzen Berisha. Kam mesuar se prej tyre eshte pyetur vetem njeri prej tyre: Shkelzen Berisha. Pyetja eshte: perse nuk jane pyetur te tjeret? Nese pergjigja eshte se ata ndodhen ne Ceki, po Sali Berisha, ku ndodhet qe nuk eshte marre ne pyetje?

– Duke lexuar evidencen 06 ku Jozef Hejsek, i thote Nuel Kalajt: Kete mbremje kemi qene keshilluar se sot eshte dita e duhur per te dorezuar njoftimin tone per rastin e garancise te pjesshme te riskut, duke reflektuar vendimin e ERE-s lidhur me studimin e borxhit te keq te Deloittes, cfare perfundimi nxjerr prokuroria? Cili eshte roli i Nuel Kalajt dhe kush ja ka ngarkuar ate? A eshte i ligjshem ky rol i tij?

– Perse fshihet Nuel Kalaj? Ai eshte nje qytetar i Republikes se Shqiperise dhe duhet t’i bindet thirrjes se Kuvendit te Shqiperise dhe prokurorise per te deshmuar. Mjafton kjo mosbindje qe ai te inkriminohet dhe te merret forcerisht per t’u pyetur. Ne fillim te vitit 2017, Nuel Kalaj eshte shprehur publikisht se ai brenda nje jave do te vinte te deshmonte perpara komisionit hetimor parlamentar. Cfare ndodhi qe ai jo vetem nuk erdhi, por edhe nuk u prononcua me ne media? A nuk eshte kjo nje shenje e qarte se ai dhe te tjere mbas tij jane te inkriminuar, nuk duan zbardhjen e kesaj ceshtjeje dhe se vete Nueli eshte nen presion?

Pjesa e dyte e objeksionit per ceshtjen e privatizimit të OSSH-se.

Problemi 1

Procesi i privatizimit te OSSH-se ka qene i nxituar.

– Banka Boterore dhe Komisioni Europian kane konstatuar se procesi i privatizimit ka qene i nxituar.

– Ne Dhjetor te Vitit 2012, kur marredhenia ndermjet CEZ-it dhe Shtetit Shqiptar ishte ne kulmin e perkeqesimit, Drejtoresha e Bankes Boterore per Shqiperine, Znj.Kseniya Lvovsky ka theksuar se, procesi i privatizimit te OSSH-se ishte i nxituar, edhe pse Banka Boterore e pati mbeshtetur nje hap te tille. (E. 1) A eshte pyetur znj. Lvolsky nga prokuroria per te mesuar se perse ky proces ishte i nxituar? Cilat ishin pasojat e ketij nxitimi? Cilet persona jane pergjegjes per kete nxitim dhe per keto pasoja?

– Po keshtu, Zv. Ministri i Integrimit te asaj kohe, Z. Albert Gajo, ne Mbledhjen e Qeverise se dates 17.09.2008, pikerisht 12 dite para afatit te dorezimit te ofertave teknike dhe financiare, ka theksuar se:”… shqetesimi kryesor qe ngriten specialistet me shume miredashje te Komisionit Europian ishte se ne kete situate qe eshte OSSH-ja, pra KESH• i ne pergjithesi, qe ju vet me shifrat tuaja, eshte negative, eshte me bilanc negativ, qe del me humbje. Se nje ndermarrje qe del me humbje likujdohet, nuk privatizohet. Pra kjo

eshte me e thjeshte se sa ky diskutim qe ne mundohemi te komplikojme. Ne qofte se bilanci eshte i certifikuar i OSSH-se, i audituar dhe eshte me vfere negative, nuk mund ta privatizosh ose do te presesh deri ne moment in qe ai te kete bilanc pozitiv”.(E. 2)

Theksoj se Albert Gajo nuk eshte pyetur nga prokuroria?

– Nuk ishte zgjidhur problematika e titujve te pronesise midis OSSH-se dhe KESH-it.

Nje arsye tjeter, pse kjo procedure privatizimi ishte e nxituar, eshte moszgjidhja e problematikes se titujve te pronesise, per asetet e OSSH-se, te cilat i perkasin nje pjese akoma edhe sot KESH-it .

Keshtu ne daten 14 Janar 2008, me ane te shkreses Nr. 393 prot, zv. Ministri i METE-s, z.Neritan Alibali, i drejton nje leter KESH-it dhe ERE-s, ku kerkon qe te merren hapat e nevojshem per realizimin e procedurave te vleresimit te aseteve. (E. 6)

Ne daten 9.5.2008, ne me pak se nje muaj perpara hapjes se procedurave per fazen e pare te tenderit, Ministri i METE-s z.Gene Ruli, me ane te Vendimit Nr.4, autorizon fillimin e procedurave per transferimin e titujve te pronesise te OSSH-se nga KESH-i te METE. (E.7)

Lidhur me kete problematike kemi edhe Urdherin Nr.329, date 9.5.2008 te

METE-s.

Po keshtu kemi edhe Urdherin Nr. 329/1 date 12.5.2008 firmosur nga z. Neritan Alibali drejtuar KESH-it lidhur me transferimin e titujve te pronesise. (E.9)

Ne daten 8 Korrik 2008, me ane te shkreses Nr.6466, Ministri Genc Ruli i kerkon Zyres Qendrore te Pasurive te Paluajtshme, pershpejtimin e procedurave per rregjistrimin e pasurive te paluajtshme te OSSH-se. (E.10)

A nuk duhet t’a investigonte prokuroria kete aspekt?

A eshte normale zhvillimi i nje procedure privatizimi pa u zgjidhur akoma problemet me titujt e pronesise?

Eshte hyre ne privatizim pa u krijuar e testuar Modeli i Ri i Tregut dhe per me teper, pa vene ne dijeni ERE-n per detajet lidhur me kete privatizim. Ne letren Nr.1211, date 11.1.2008, Kryetari i ERE z.Bujar Nepravishta, kerkoi nje inforrnacion te plote e me te detajuar lidhur me kete proces privatizimi. Nga ceshtjet qe ai trajtoi ne kete leter, kuptohet se ERE nuk ka qene ne dijeni as per parametrat ligjore te ketij privatizimi, jo me per detajet. (E.11)

Rezulton se nga ana e prokurorise nuk eshte pyetur ish kryetari i ERE-s Bujar Nepravishta lidhur persa me siper? Ai ka qene nje aktor shume i rendesishem ne teatrin e kesaj shfaqjeje.

Problemi 2

Mos aplikimi i legjislacionit te duhur per kete lloj privatizimi.

– Qeveria e atehershme perdori proceduren e tenderit te hapur nderkombetar, per te realizuar shitjen e 76% te aksioneve te OSSH-se, nderkohe qe dihet fare mire se per procedurat e shitjes perdoret ankandi dhe jo tenderi. Tenderi perdoret si procedure blerjeje. Ne ankand karakteristike eshte cmimi dysheme ndersa ne tender eshte cmimi tavan.

Perse u perdor kjo procedure dhe cilat jane pasojat e perdorimit te kesaj procedure,, nuk eshte hetuar nga ana e prokurorise?

Problemi 3

Rrenimi total i procedures se tenderit pas hapjes se ofertave ne 29.09.2008.

Realiteti i zhvillimit te kesaj procedure, flet qarte per nje miksim ne realitet te procedures se tenderit dhe ankandit, pasi pas hapjes se ofertave ne daten 29 Shtator 2008, ka filluar nje maratone negocimesh, te denja vetem per nje ankand, duke zhvleresuar cdo kerkese teknike dhe ekonomike, te vendosur ne Dokumentat e Tenderit, si kushtet minimale teknike te detyrueshme, te cilat duhet te ishin te panegociueshme.

Asnje hetim nuk eshte bere nga ana e prokurorise persa me siper?

A eshte normale sipas prokurorise qe procedura te nise si nje tender i hapur dhe pastaj te perfundoje si nje procedure negocimi e paparashikuar fare ne asnje klauzole ligjore apo klauzole ne dokumentat e tenderit?

Dokumentat e tenderit te hapur nderkombetar per privatizimin e 76% te aksioneve te OSSH-se jane miratuar nga qeveria shqiptare pikerisht nepemjet dy VKM-ve: VKM Nr. 487, date 16.04.2008 “Per kriteret e perzgjedhjes se investitoreve strategjike, te interesuar per blerjen e aksioneve te shoqerise “Operatori i Sistemit te Shperndarjes”sha” (E. 4) dhe VKM Nr. 835, date 11.06.2008 “Per percaktimin e madhesise se paketes se aksioneve te kapitalit, te shoqerise anonime “Operatori i Sistemit te Shperndarjes”, qe u ofrohet investitoreve strategjike”. (E. 5)

Si ka mundesi qe ato specifikime teknike qe jane vendosur nga qeveria shqiptare nepermjet ketyre akteve nenligjore u rrezuan nga nje komision negocimi?

Perse nuk i ka terhequr vemendjen prokurorise nje fakt i tille?

Problemi 4

Nuk ishin zgjidhur marredheniet e detyrimeve ndermjet KESH-it dhe OSSH-se.

Ne kete proces privatizimi, jo vetem qe nuk ishin zgjidhur marredheniet e pronesise, por mbi te gjitha, nuk ishin zgjidhur paraprakisht si duhet as marredheniet dhe detyrimet ndermjet KESH-it dhe OSSH-se.

Ne daten 2 Shkurt 2008 me shkresen Nr.1210, Ministri Ruli, kerkon mendim nga Z.Bode, midis te tjerave, per borxhin rreth 400 milion dollare qe i eshte krijuar KESH-it, per arsye te faturave te papaguara te energjise elektrike. (E 12) Ne dokumentat e mevonshme, nuk permendet se si u trajtua kalimi i ketij borxhi dhe si e sa u arketua ky borxh nga CEZ-i gjate menaxhimit te tij.

Nuk ka ndonje invsetigim te prokurorise persa me siper.

Me urdherin Nr.2, date 12 Shkurt 2008 te Komitetit te Konsulences dhe

Transparences, Kryetar i te cilit ishte z. Gene Ruli, theksohet se, KESH-i duhet

te raportoje per ecurine e punes ne lidhje me detyrimet e huave qe do t’i kalojne OSSH-se. (E. 13)

Me Urdherin Nr. 329, date 11 Maj 2008 te Ministrit Ruli, kerkohet reflektimi i ndryshimeve ne bilancin e shoqerise KESH.

Gazeta Tema,  25.01.2020