Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kriza e klimës, FEB: Rrezikon më shumë se gjysmën e PBB botërore

Thuajse gjysma e Produktit të Brendshëm Bruto në të gjithë botën është ekspozuar ndaj rreziqeve nga humbja natyrore, sipas një raporti të Forumit Ekonomik Botëror dhe PwC.

Kjo vjen pas një periudhe 12 mujore ku u regjistrua viti më i nxehtë në historik për oqeanet botëtore, viti i dytë më i nxehtë matur nga temperaturat mesatare boterore si dhe zjarre të shpeshta nga SHBA, Amazona dhe Australia.

Raporti zbuloi se 44 trilionë dollarë në gjenerimin e vlerës ekonomike, që është më shumë se gjysma e PBB botëror, është e varur ndaj natyrës dhe shërbimeve të lidhura me të, e për rrejdhojë, e ekspozuar ndaj humbjes natyrore.

Politikanët dhe liderët e bizneseve nga e gjithë bota do të takohen në Davos për Forumin Ekonomik Botëror, këtë Javë.

Takimi vjetor do përqëndrohet tek kriza klimatike. Ndërtimi, në 4 trilionë dollarë, bujqësia, në 2.5 trilionë dollarë dhe industria e ushqimit dhe pijeve, në 1.4 trilionë dollarë, janë 3 industritë më të varura nga natyra.

Vlera e këtyre së bashku është sa dyfishi i përmasës së ekonomisë gjermane, sipas raportit. Industritë që shihen si shumë të varura nga natyra, gjenerojnë 15% të PBB në të gjithë botën, në 13 trilionë dollarë, ndërsa ato që janë mesatarisht të varura, gjenerojnë 37% apo 31 trilionë dollarë.

Monitor,  20.01.2020