Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hungaria mbështet gazsjellësin “Rrjedha Turke”

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto tha se projekti i gazsjellësit “Rrjedha Turke” do të forcojë sigurinë energjetike të vendit të tij.

Në një prononcim për Agjencinë Hungareze të Lajmeve (MTI), Szijjarto tha se është i kënaqur për përfundimin e punimeve në pjesën 403 km të gjatë të projektit të gazsjellësit “Rrjedha Turke” që kalon në Serbi.

Ndërsa pjesa e tubacionit që do të kalojë në Hungari,- u shpreh ministri hungarez,- vazhdon të ndërtohet sipas planifikimeve dhe ky projekt do të forcojë sigurinë energjetike të vendit të tij.

Duke filluar nga viti 2021 përmes këtij tubacioni në Hungari do të mbërrijnë 9,8 miliardë metra kub gaz natyror,- tha Szijjarto dhe shtoi:

“Kritikat që vijnë nga Perëndimi janë plotësisht të pabaza. Sepse 3 nga gjithsej 4 vendet ku kalon gazsjellësi janë vende anëtare të NATO-s”.

Me projektin e tubacionit “Rrjedha Turke” gazi rus do të transferohet fillimisht në Turqi përmes detit të Zi dhe prej këtu në Evropë.

TRT Turkey,  27.12.2019