Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Reshjet e shiut krijojnë probleme me energjinë elektrike

Prej orëve të para të mëngjesit të së dielës vendi është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, ndërkohë që kjo ka shkaktuar një sërë problemesh kryesisht në transportin detar, si dhe në rrjetin e energjisë elektrike.

Zyrtarisht Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar se linjat e trageteve  nga Italia kanë regjistruar vonesa, teksa numri i pasagjererëve ka qenë i konsiderueshëm, për shkak të emigrantëve shqiptarë që i kalojnë festat e fundivitit në Shqipëri.  Probleme me lundrimin raportohen edhe në Sarandë.

Nga ana tjetër, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, bëri me dije se moti i keq me reshje intensive të shiut dhe stuhi ere kanë shkaktuar një numër të konsiderueshëm defektesh në rrjetin elektrik.

Zonat më të prekura janë rajoni i Durrësit, Gjirokastra, Shkodra e Kukësi. Ndërkohë që, defektet janë më shumë në zonat rurale. Sipas OSHEE, grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situates.

Ndërkaq, rrjeshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në qytetitn e Lezhës, ku ka patur bllokim të pusetave e për pasoëj uji ka vërshuar rrugëve të qytetit. Ndërsa në Vlorë, probleme u shënuan në stadiumine  qytetit, çka solli edhe ndërprerjen e takimit ndërmjet flamurtarit dhe Teutës.

Sinoptikanët kanë njoftuar se reshjet intensive të shiut do të vazhdojnë disa ditë, ndërkohë që kjo pritet të sjellë përmirësim të situatës në Kaskadën e lumit Drin, duke rritur prodhimin e energjisë, pas një periudhe të gjatë thatësire.

Scan,  22.12.2019