Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ajri në Prishtinë, i pashëndetshëm

Sipas matjeve të cilësisë së ajrit nga matësit në Prishtinë del të jetë se norma është 175, që përkthehet në ajër të pashëndetshëm.
Kosova, sipas raportimeve të fundit, vazhdon të jetë në mesin e 10 vendeve me ajrin më të ndotur.
Sipas matjeve të përditshme të cilësisë së ajrit, rezulton se në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës po zhytet në smog, që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra.
Ditë më parë, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë në një raport të saj ka bërë të ditur se çdo vit në stinët vjeshtë dhe dimёr shënohen ngritje të vlerave ndotëse në ajër.

Monitor,  09.12.2019